Njoftim për fillimin e procedurës për pagesë të detyrueshme
Pas apelit dhe njoftimeve të shumta paraprake drejtuar përdoruesve për shlyerjen e rregullt të detyrimeve, SAUBERMACHER Tetovë informon se gjatë muajit korrik 2026 do të fillojë procedurën për pagesë të detyrueshme për obligimet e papaguara të maturuara (vonuara), përmes procedurës noteriale.
Kompania, e cila prej tre vitesh tashmë e kryen në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave komunale nga amvisëritë dhe subjektet juridike, u bën apel të gjithë përdoruesve që kanë obligime të papaguara sipas faturave të lëshuara, që t’i shlyejnë ato në afatin më të shkurtër të mundshëm. Në këtë mënyrë mund të shmanget fillimi i procedurës si dhe kostot shtesë që lidhen me zbatimin e saj.
Pagesa e faturave dhe regjistrimi si përdorues i shërbimeve mund të bëhet shpejt dhe lehtë duke vizituar:
- Zyrën në Pallçisht të Poshtëm
- Zyrën në Tetovë, në afërsi të SHFK ‘’Liria’’
- Zyrën në hapësirat e NPK-Tetova (Tregu i Gjelbër)
Ose përmes mjeteve digjitale:
- E-shërbimet në ueb-faqen www.saubermacher-tetovo.mk
- Aplikacioni mobil “Saubermacher Tetovo”, i disponueshëm në Google Play dhe App Store
Për informacione shtesë, përdoruesit mund të kontaktojnë në numrin falas 08000-8000 ose në adresën elektronike [email protected].
Me pagesën e rregullt sigurohen kushte më të mira jetese në qytetin tonë dhe shmangen situata të pakëndshme dhe të panevojshme që mund të ndodhin gjatë procedurave noteriale. Bashkëpunimi juaj është me rëndësi të madhe dhe me shlyerjen me kohë të detyrimeve kontribuojmë në funksionimin më të mirë të komunitetit tonë.















