Një tjetër ngjarje tronditëse është regjistruar paraditen e kësaj të diele në bregdetin e Durrësit. Përmes një njoftimi zyrtar Policia bën me dije se një e mitur dyshohet se është mbytur në det.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.















