Në një aksident tragjik në provincën holandeze Zeeland kanë humbur jetën tre persona. Disa fëmijë janë plagosur rëndë. Ata po udhëtonin me biçikleta gjatë një ekskursioni shkollor.
Në Holandë, një drejtues automjeti është përplasur me një grup çiklistësh. Tre persona kanë humbur jetën, mes tyre dy fëmijë. Katër fëmijë të tjerë, të cilët po udhëtonin me biçikleta gjatë një ekskursioni shkollor, janë dërguar në spital me lëndime të rënda, njoftuan autoritetet e provincës Zeeland, në jug të vendit.
Aksidenti ndodhi pranë fshatit Vogelwaarde, jo larg kufirit me Belgjikën. Sipas autoriteteve, grupi përbëhej nga 14 fëmijë dhe dy shoqërues. Mosha e fëmijëve fillimisht nuk u bë e ditur.
















