Tre të mitur kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik në plazhin l’Arrabassada të Tarragonës, në Katalonjë. Ngjarja ndodhi të premten pasdite, më 19 qershor 2026, në një zonë shkëmbore mes plazhit l’Arrabassada dhe plazhit del Miracle, ku një grup prej gjashtë të rinjsh pati vështirësi të dilte nga deti.
Sipas mediave spanjolle, në zonë ishte vendosur flamuri i verdhë për shkak të gjendjes jo të mirë të detit dhe rrymave. Tre nga të rinjtë arritën të dilnin vetë në breg, ndërsa tre të tjerët u nxorën nga ekipet e shpëtimit.
Një 12-vjeçar vdiq në vendngjarje, ndërsa dy të mitur të tjerë, të moshës 13 vjeç, u transportuan në gjendje kritike në Spitalin Joan XXIII në Tarragona. Njëri prej tyre ndërroi jetë të shtunën, ndërsa i treti vdiq më pas në spital, duke e çuar në tre numrin e viktimave.
Presidenti i Katalonjës, Salvador Illa, shprehu ngushëllime për familjet dhe miqtë e viktimave, ndërsa Bashkia e Tarragonës shpalli tri ditë zie zyrtare.















