Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqeras, në bashkinë e Maliqit, ku një 55-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasja Lavdie Daci dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh brenda shtëpisë ku jetonte.
Trupi i pajetë është gjetur nga vajza e saj, e cila ka njoftuar menjëherë shërbimet e policisë.
Mësohet se 55-vjeçarja jetonte me djalin e saj, i cili rreth një javë më parë ishte nisur drejt Greqisë për punë sezonale. Ndërkohë, fëmijët e tjerë të saj jetojnë në Tiranë dhe në Greqi.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.















