Ballina Kronika Në Şanlıurfa të Turqisë përplasen dy autobusë pasagjerësh, 13 të lënduar

Në Şanlıurfa të Turqisë përplasen dy autobusë pasagjerësh, 13 të lënduar

Në rrethin Siverek të provincës Şanlıurfa, 13 persona mbetën të lënduar si pasojë e përplasjes së dy autobusëve të udhëtarëve.

Autobusi i udhëtarëve i drejtuar nga Fethi P. dhe autobusi tjetër, i drejtuar nga Uğurcan E., u përplasën në kilometrin e 10-të të rrugës Siverek–Şanlıurfa.

Pas njoftimit për aksidentin, në vendngjarje u dërguan ekipe të ndihmës së shpejtë, policisë dhe zjarrfikësve.

Në aksident u lënduan 13 persona që ndodheshin në autobusë.

Të lënduarit u transportuan nga ekipet e Shërbimit të Urgjencës 112 në Spitalin Shtetëror të Siverekut./NTV