Disa raste janë regjistruar gjatë 18 shtatorit dhe në orët e para të 19 shtatorit 2026 në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit. Policia ka njoftuar për drejtim të rrezikshëm të automjeteve, aksident me të mitur të lënduar rëndë, posedim të marihuanës, një denoncim për ngacmim seksual, arrestim me urdhër gjykate, sulm fizik dhe raste të tjera.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━
TETOVË
🚗 TETOVË: 23-VJEÇARI KAPET ME 119 KM/H NË ZONËN KU LEJOHEN 50 KM/H
Më 18.09.2026, në orën 06:14, në bulevardin “Vidoje Smilevski Bato” në Tetovë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor kanë ndaluar një automjet “Golf” me targa të Tetovës, të drejtuar nga E.A. (23) nga fshati Gjermë.
Sipas policisë, automjeti po lëvizte me shpejtësi 119 km/h në një pjesë të rrugës ku shpejtësia ishte e kufizuar me shenjë trafiku në 50 km/h.
Me udhëzim të Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë, 23-vjeçari është arrestuar për shkak të dyshimit për veprën penale “ngasje e pakujdesshme e mjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━
🏍️ SIRIÇINË: 15-VJEÇARI DEL NGA RRUGA ME MOTOÇIKLETË DHE LËNDOHET RËNDË, MË PAS ARRESTOHET PËR DREJTIM PA PATENTË
Më 18.09.2026, në orën 20:45, në SPB Tetovë është denoncuar se në fshatin Siriçinë një 15-vjeçar nga i njëjti fshat, duke drejtuar një motoçikletë “Hamachi” pa targa regjistrimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.
Në orën 23:35, ai është arrestuar në lidhje me nenin 297-a të Kodit Penal, pasi është konstatuar se e drejtonte motoçikletën pa patentë shoferi.
Motoçikleta është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━
🌿 TETOVË: 33-VJEÇARI NGA POROJI ARRESTOHET ME MARIHUANË
Më 18.09.2026, në orën 21:25, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar F.A. (33) nga fshati Poroj.
Gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━
🌿 TETOVË: 19-VJEÇARI NGA SELLARCA E EPËRME ARRESTOHET ME MARIHUANË
Më 19.09.2026, në orën 00:50, në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar R.I. (19) nga fshati Sellarcë e Epërme.
Gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
19-vjeçari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━
🚨 TETOVË: 23-VJEÇARJA DENONCON STOMATOLOGUN PËR NGACMIM SEKSUAL DHE MESAZHE TË PAPËRSHTATSHME
Më 18.09.2026, në orën 22:40, në SPB Tetovë, një grua 23-vjeçare nga Tetova ka denoncuar veprën penale “ngacmim seksual”, për të cilën ka akuzuar një stomatolog në një ordinancë private në Tetovë.
Sipas denoncimit, gjatë vizitave në ordinancë më 14 dhe 18 shtator për ndërhyrje mjekësore, stomatologu dyshohet se e ka ngacmuar pacienten.
Ajo gjithashtu ka denoncuar se më vonë, përmes një aplikacioni celular, ai i ka dërguar mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━
🚨 BËRVENICË: 43-VJEÇARI I KËRKUAR PËR VUAJTJEN E NJË VITI BURG DËRGOHET NË BURGUN E TETOVËS
Më 18.09.2026, në orën 10:20, në fshatin Bërvenicë, zyrtarët policorë kanë arrestuar S.Z. (43) nga i njëjti fshat.
Arrestimi është kryer në bazë të një vendimi të Gjykatës Themelore të Tetovës për vuajtjen e një dënimi me burg prej një viti, për vepër penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Pas arrestimit, ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━
⚠️ BOGOVINË: 26-VJEÇARI SILLEt NË SPITAL ME LËNDIME NGA SULMI FIZIK
Më 19.09.2026, në orën 02:00, në SPB Tetovë, mjeku kujdestar nga Reparti i Kirurgjisë pranë Spitalit Klinik të Tetovës ka denoncuar se për trajtim ishte sjellë një person me lëndime të shkaktuara nga një sulm fizik.
Pas mbërritjes së policisë është konstatuar se bëhet fjalë për A.I. (26) nga fshati Bogovinë.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e personave të përfshirë.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━
GOSTIVAR
🏍️ NEGOTINË–DOBËRDOLL: 49-VJEÇARI KAPET DUKE DREJTUAR MOTOÇIKLETË PA PATENTË, MJETI KONFISKOHET
Më 18.09.2026, në orën 20:30, në rrugën lokale Negotinë–Dobërdoll, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gallatë kanë ndaluar një motoçikletë me targa të Tetovës, të drejtuar nga B.M. (49) nga fshati Negotinë.
Gjatë kontrollit është konstatuar se ai e drejtonte motoçikletën pa leje drejtimi, përkatësisht pa patentë shoferi.
49-vjeçari është arrestuar në lidhje me nenin 297-a të Kodit Penal, ndërsa motoçikleta është konfiskuar.
Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━
⚠️ GOSTIVAR: PRONARI DENONCON GËRMIME DHE VENDOSJE TË ELEMENTEVE NDËRTIMORE NË PARCELËN E TIJ PA PËLQIM
Më 18.09.2026, në orën 12:15, në DPB Gostivar, A.E. (41) nga Gostivari ka denoncuar se në parcelën e tij kadastrale, në zonën kadastrale Gostivar 2, ka konstatuar gërmime të kryera nga persona të panjohur.
Sipas denoncimit, më 17.09.2026 në parcelë janë vendosur edhe elemente ndërtimore dhe një dollap-tabelë për energji elektrike me logon e një firme, pa pëlqimin e tij.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━
🚫 GOSTIVAR: AKSION KUNDËR LYPJES, TRE PERSONA KAPEN DUKE LYPUR
Më 18.09.2026, në zonën e qytetit të Gostivarit, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar, në bashkëpunim me përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale Gostivar, kanë zhvilluar një kontroll aksional për luftimin e lypjes.
Gjatë kontrollit janë konstatuar tre persona duke lypur.
Ndaj tyre janë përpiluar tre procesverbale për kundërvajtje, sipas nenit 24 të Ligjit për Kundërvajtje kundër Rendit dhe Qetësisë Publike.















