Ballina Futboll Kush është Samuele Sina, prurja e re në Kombëtaren shqiptare. Vetëm 19...

Kush është Samuele Sina, prurja e re në Kombëtaren shqiptare. Vetëm 19 vjeç

Samuele Sina është një nga emrat e rinj të Kombëtares shqiptare.

Mbrojtësi 19-vjeçar ka marrë ftesën e parë nga trajneri Rolando Maran për ndeshjet e Nations League.

Sina është një qendërmbrojtës, i formuar në Itali, ku ka kaluar edhe në akademinë e Interit.

Aktualisht aktivizohet me Union Brescia në Serie C, ku këtë sezon ka spikatur me paraqitjet e tij dhe ka shënuar edhe dy gola në shtatë ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Maran e ka vlerësuar për paraqitjet e tij dhe ka theksuar se Sina mund të luajë edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Tashmë, talenti 19-vjeçar pret momentin e tij për të bërë debutimin me fanellën kuqezi.