Analisti Neritan Sejamini deklaroi se shefja e SHISH Vlora Hyseni dyshohet se ka survejuar të afërmit e dy prokurorëve të SPAK.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Sejamini theksoi se prokurorët e SPAK, të cilëve dyshohet se iu janë survejuar familjarët nga Hyseni kanë hetuar Ergys Agasin.
Sipas tij, videot intime në këto moment të personazheve të njohur janë bërë publike, që të tërhiqet vëmendja nga skandali tek SHISH dhe tek AKSHI.
Neritan Sejamini: Shefja e SHISH ka survejuar familjarët e dy prokurorëve të Agasit. Kur punon institucioni shtetëror për krimin, çfarë nuk mund të presim. Mund të presim që shteti ta keqpërdorë krimin, edhe kjo s’është çudi. Ke SHISH, ke AKSHI-n që po hetohen nga SPAK. Ke institucione që kanë të dhëna nga qytetarët, që janë në hetim nga SPAK dhe kjo është skandaloze.
Videot intime u hodhën tani që të shpërqendrojnë vëmendjen nga skandali tek SHISH. Kjo, duke ditur se seksi dhe krimi tërheq.















