Ballina Lajme Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa vetë në banesë, në...

Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa vetë në banesë, në zonë kishin ndodhur vjedhje

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Kompozitori Adrian Hila ka deklaruar para hetuesve se ka qenë vetë ai që ka vendosur kamerat në banesën e tij, por ka mohuar që ato të jenë përdorur me qëllim regjistrimin e momenteve intime.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje Hila ka shpjeguar se kamerat janë vendosur për qëllime sigurie, pas rasteve të vjedhjeve të raportuara në zonën ku banonte.

Në dëshminë e tij, kompozitori ka deklaruar se kamerat janë vendosur në vitin 2022, pra përpara se videot intime të nisnin të qarkullonin së fundmi në rrjet.

Hila ka sqaruar se bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të vendosura në pika të ndryshme brenda dhe jashtë banesës, me qëllim monitorimin dhe mbrojtjen e pronës.

Sipas deklarimeve të tij, kamerat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online.

Sa i përket publikimit të videove intime, Hila ka thënë se është vënë në dijeni për ngjarjen nga miqtë e tij.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e regjistrimit dhe mënyrën se si pamjet kanë dalë nga sistemi dhe kanë përfunduar në qarkullim publik.

Video bonus