Ballina Kronika Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, ministrja belge: Asnjë kriminel nuk...

Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, ministrja belge: Asnjë kriminel nuk e ka strehën të sigurt

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Eldi Dizdari, alias Denis Matoshi, është ekstraduar ditën e sotme nga Dubai në Belgjikë. Lajmi është konfirmuar nga ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden.

Ajo është shprehur se Belgjika po tregon se kriminelët e drogës nuk kanë strehë të sigurt.

“Së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe, ne po tregojmë se nuk ka strehë të sigurta për kriminelët e drogës”, ka shkruar Verlinden në një postim në rrjetet sociale.

Eldi Dizdari është dënuar nga drejtësia belge me 10 vite burg, për rolin e tij në aktivitetin e trafikut të drogës. 37-vjeçari është konsideruar si një prej figurave kryesore të organizatës kriminale Kompania Bello.

Ai njihet edhe me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose “Alduth”. Në Belgjikë, ai do të përballet me vendimin e dhënë nga gjykata e Anversës, e cila e ka dënuar me 10 vite burg.

Grupi ku bënte pjesë Dizdari dhe Dritan Gjika është goditur nga SPAK-u, pasi dyshohet se ka transportuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në vitin 2020, kur Prokuroria e Posaçme nisi hetimin pasuror ndaj tij, mësoi se Dizdari kishte përfituar një tokë prej 500 m² si dhuratë nga Qefsere dhe Eqerem Grori, si dhe Osman Dervishi, në një prej zonave super të shtrenjta të Tiranës, në rrugën “Dervish Hima”, pranë stadiumit “Air Albania”.

Video bonus

Denis Matoshi u fut në një aeroplan në Emiratet e Bashkuara Arabe të mërkurën dhe u ul disa orë më vonë në aeroportin ushtarak të Melsbroek. Prej andej, ai u transferua menjëherë në një burg belg.