Ballina Kronika Kronika e Tetovës dhe Gostivarit – 19 tetor 2026

Kronika e Tetovës dhe Gostivarit – 19 tetor 2026

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Gostivar: Automjeti godet një këmbësor 21-vjeçar, ai lëndohet rëndë

Më 18 tetor 2026, në orën 20:10, në DPB Gostivar është raportuar një aksident trafiku në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar.

Një automjet “Chevrolet Spark” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga N.H. (69) nga Negotina e Gostivarit, ka goditur këmbësorin A.Z. (21) nga Gostivari.

21-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konfirmuara në Qendrën Urgjente të Gostivarit.

Këqyrjen e vendngjarjes e ka kryer një ekip hetimor i policisë së Gostivarit. (SPB Tetovë)

Negotinë: Arrestohet 36-vjeçari, dyshohet se mori para nga bastorja duke kërcënuar punonjësin

Më 19 tetor, në orën 04:35, në një parking pranë një pike karburanti përgjatë rrugës Tetovë–Gostivar, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Kamjan kanë arrestuar M.B. (36) nga Negotina e Gostivarit.

Ai dyshohet se më 18 tetor, rreth orës 19:15, në një bastore sportive në Negotinë, kishte marrë para nga arka duke kërcënuar punonjësin.

36-vjeçari është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës. (SPB Tetovë)

Gostivar: Arrestohet 41-vjeçari pasi nëna denoncon sulm fizik dhe kërcënime

Më 19 tetor, në orën 04:10, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar F.A. (41).

Policia ka vepruar pas denoncimit të nënës së tij 63-vjeçare, sipas së cilës ai e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar në shtëpinë familjare.

41-vjeçari është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës. (SPB Tetovë)

Gradec: Dy persona denoncojnë sulm fizik nga bashkëfshatari dhe djali i tij

Më 18 tetor, në orën 16:30, në Stacionin Policor Gallatë, E.B. (31) dhe M.B. (38), të dy nga Gradeci, kanë denoncuar se rreth orës 11:30 janë sulmuar fizikisht në të njëjtin fshat.

Sipas denoncimit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ata janë sulmuar nga bashkëfshatari i tyre S.M. dhe djali i tij.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. (SPB Tetovë)

Tetovë: Arrestohet 25-vjeçari nga Reçica e Vogël, drejtonte automjetin pa patentë të vlefshme

Më 18 tetor, në orën 22:05, në kryqëzimin e rrugëve “Vidoe Smilevski Bato” dhe “Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar A.Sh. (25) nga Reçica e Vogël.

Gjatë një kontrolli në trafik është ndaluar automjeti “Opel Vectra” me targa të Tetovës, i drejtuar prej tij. Nga verifikimet është konstatuar se ai drejtonte pa patentë shoferi të vlefshme.

Automjeti është konfiskuar. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës. (SPB Tetovë)