Ballina Aktualitet Lajme “Lagja e Trimave”, ka biseda edhe mes një tjetër pjesëtari të grupit...

“Lagja e Trimave”, ka biseda edhe mes një tjetër pjesëtari të grupit të Kumanovës dhe agjentëve të DSK, ja kush i konfirmon?

Në seancën gjyqësore të 2 nëntorit të 2016 kundër njërit nga prestarët e grupit të Kumanovës, Sulejman Osmanit që u zhvillua me dyer të mbyllura, prokuroria ka publikuar transkriptat e bisedave telefonike që janë zhvilluar mes Osmanit dhe agjentëve të Drejtorisë për Siguri dhe Kundër zbulim nga 21 prilli deri më 25 prill të vitit 2015.
Këtë e ka konfirmuar atëkohë edhe avokati Naser Raufi.

Pala mbrojtëse insiston që dëshmitarët e propozuar si zyrtarë shtetëror të qeverisjes së kaluar patjetër duhet të paraqiten dhe të dëshmojnë në gjykatë, pasi që sipas avokatit Naser Raufi ata kanë njohuri shumë të rëndësishme për ngjarjet pasi kanë qenë të involvuar në zhvillimet e Kumanovës dhe Gushincës. Deri tani nuk bëhet e ditur se kush ishin kokat kyçe të agjenturës, por edhe se përse nuk u thirrën si dëshmitarë personalitete të njohura politike. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews