Ballina Diaspora Tuti Rushiti, ballistja shqiptare nga Kërçova që “sundon” tregun e financave në...

Tuti Rushiti, ballistja shqiptare nga Kërçova që “sundon” tregun e financave në Amerikë

S’kanë të ndalura sukseset e femrave shqiptare në skenën botërore. Kërçovarja Tuti Rushiti është femra shqiptare që “sundon” tregun e financave në Amerikë me bitcoins, stock market dhe real estate.Është e involvuar në Wall Street dhe mban titullin ‘Young Leader’. Veprimtaria dhe karriera e kërçovares është e begatshme me suksese në SHBA.

Ka fituar çmime për financa, ekonomi, lidership, edukim, prosperitet, bamirësi dhe zhvillimin e komuniteteve. Tuti Rushiti momentalisht udhëheq me Sektorin e Financave në korporatën Nextstar Media Group në Dallas, Texas. Tuti Rushiti është motra e diplomatit dhe veprimtarit të kauzës shqiptare, Fatlum Rushiti.
E lindur në Kërçovë, shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në vendlindje. Rrjedh nga një familje Ballistësh. Është mbesa e atdhetarit Ajet Rushiti.

Tuti Rushiti në moshën 18 vjeçare imigron në SHBA. Ka diplomuar për Financa në University of Ëisconsin-Platteville, ndërsa ka magjistruar për Mass Media në University of Texas-Dallas. Flet bukur shqip, anglisht, maqedonisht, serbisht, spanisht dhe italisht.

Artikulli paraprak“27 prilli”, masa disiplinore për tre prokurorë (VIDEO)
Artikulli tjetërManjola Nallbani rikthehet me këngën e re, publikon ‘Je fati im’