Ballina Argëtim Jetë & Stil Deçan, vajzën 5 vjeçe e fejuan me 45 vjeçarin (VIDEO)

Deçan, vajzën 5 vjeçe e fejuan me 45 vjeçarin (VIDEO)

Hyrije Hakija nuk kishte përfillur urdhrat e prindërve. Kishte nisur shkollimin. Që në moshën pesë vjeçare fati i vogëlushes Hyrije Hakija nga Isniqi i Deçanit ishte i përcaktuar. Prindërit e saj e kishin fejuar vajzën e tyre për një burrë të moshës 45 vjeçare, i cili ishte i martuar por nuk kishte fëmijë.

E pikërisht për këtë qëllim ata vendosën ta martonin me vajzën e tyre, që ajo të ja jap një trashëgimtar familjes së burrit. Deri në moshën 15 vjeçare Hyrija duhej të qëndronte e mbyllur, e kur ta mbushte atë moshë atëherë të martohet. Por ajo vendosi të mos përfill këtë vendim aspak të drejt të familjes së saj.

Hyrija kishte synim shkollën. Dëshironte bëhej mësuese për çka nisi edhe shkollimin në vitet 60’ta. E në krah motrës i doli vëllai i saj. Me ndihmën e tij Hyrija me të kryer shkollën fillore shkoi tinëzisht në Prizren. Meqë dha me sukses provimet,  filloi të  vijonte mësimet në shkollën normale “Dimitrije Tucoviq”. Kjo jetë për Hyrijen vazhdoi deri në një ditë kur njëri prej mësuesve të saj bisedoi me familjen Hakija.

Ai i bindi që mos ta lëçisin të bijën prej gjirit familjar. Që nga ajo ditë Hyrija kalonte kohën e festës më familjen e saj në shtëpi. E martesa e saj me të fejuarin e atëhershëm tani as që vihej në diskutim. Rilindja shkruante atëbotë se Hyrija ishte bursiste e Këshillit Popullor të Komunës së Zymit, i cili i jepte 8 mijë dinarë në muaj.

Para këto që mjaftonin për shkollim atëkohë. Si përfundim Hyria nuk u martua me burrin e saj që ishte 40 vjet më i vjetër.

@tn.lajmelokale
@tetovanews