Ballina Shëndeti Dieta që ju mbron nga sëmundjet e zemrës

Dieta që ju mbron nga sëmundjet e zemrës

Një dietë Mediterane, me të vërtetë i ndihmon njerëzit që kanë probleme me zemrën, thonë shkencëtarët.

Në një studim të ri është zbuluar se vaji i ullirit mund t’iu ndihmojë që të prodhoni në trup të ashtuquajturin kolesterol i mirë.

Vetëm katër lugë çaji në ditë, është e mjaftueshme që të preventoni sëmundjet e arterieve, transmeton Klan Kosova.

Studiuesit kanë ekzaminuar 296 njerëz me moshë mesatare prej 66 vjet të cilët ishin në rrezik të lartë për sëmundje të zemrës.

Ata që të gjithë ishin ushqyer me dietë mediterane të pasur me arra dhe me vaj ulliri, dhe me konsumim të ulët të mishit të kuq dhe produkteve të pasura me yndyra.

@tn.lajmelokale
@tetovanews