Një gazetare që po raportonte live para stadiumit, i ka dhënë leksion një tifozit të futbollit i cili u mundua ta puthë.
Ngjarja ndodhi në Rusi ku po zhvillohet kampionati botëror i futbollit, ndërsa gazetarja Julia Guimaraes e cila po raportonte live për televizionin brazilian SporTV, është filmuar duke iu shmangur puthjes së tifozit i cili ishte para stadiumit ku po zhvillohej ndeshja Japoni-Senegal, transmeton Telegrafi.
Ajo dukej sikur ishte e përgatitur për një veprim të tillë, pasi në momentin që i afrohet tifozi tinëzisht dhe tenton ta puth, ajo lëviz kokën pas dhe fillon t’i bërtas.
Duket se tifozi ishte një rus, nga i cili gazetarja kërkon të jetë më i sjellshëm dhe t’i kërkoj falje për veprimin.
Megjithatë, pamjet e këtij momenti janë bërë virale, dhe deri më tani është shikuar nga miliona njerëz në mbarë botën.









![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)




