Ballina Aktualitet Lajme Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i uron fitoren Erdoganit

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i uron fitoren Erdoganit

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, e ka uruar Rexhep Taip Erdogan për fitoren në zgjedhjet e djeshme në Turqi, dhe rizgjedhjen në këtë post, transmeton TopalNews.
Me poshtë ju sjellim telegramin e urimit nga Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami:

I nderuar z.President,
Më lejoni që në emrin tim personal dhe të gjithë anëtarve të Lëvizjes Besa, t’ju urojmë rizgjedhjen tuaj në postin e Presidentit të Republikës së Turqisë.

Vazhdimi i rrugëtimit të suksesshëm që ka trasuar Turqia duke u imponuar si një forcë ekonomike me prezencën e saj si në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, dëshmon për një aleancë të ndërsjelltë mes shqiptarëve dhe Republikës së Turqisë.
Urojmë që angazhimi i juaj në mandatin e ri të jetë në frymën e bashkëpunimit dhe kontributit për të garantuar stabilitetin, paqen dhe prosporitetin e rajonit të Ballkanit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews