Ballina Argëtim Jetë & Stil Kush udhëton, ka mundësi më të mëdha për sukses në jetë!

Kush udhëton, ka mundësi më të mëdha për sukses në jetë!

Suksesi arrihet më lehtë dhe më bukur nëse ju udhëtoni. Ata të cilët udhëtojnë shpesh, kanë ditur të marrin frytet e këtij lloj suksesi. Disa prej arsyeve i gjeni më poshtë.

Të gjithë duam të kemi sukses në jetë dhe mbase disave prej nesh do t’ju ndodhë e disa të tjerëve jo! Ka shumë për të thënë për sa u përket faktorëve që përbëjnë bazën e rrugës për sukses. Është këmbëngulja, puna e vështirë, të qenët të përqendruar dhe të motivuar … Por a mund suksesi të lindë edhe nga koha se kur mund të udhëtohet?

Janë të shumta provat që tregojnë se personat të cilët udhëtojnë shpesh, kanë tendencë të kenë më shumë sukses në jetë. Ja se si udhëtimi mund t’ju ndihmojë të arrini suksesin në jetë:

Frika nga e panjohura do të ndikojë ambiciet tuaja

Të udhëtuarit do t’ju ndihmojë të zhvilloni aftësi të cilat do të mund të mposhtin frikërat tuaja. Duke udhëtuar shpesh, ju do të mund të gjendeni jashtë “zonës së mbrojtur”, për të mësuar eksperienca të reja në jetë.

“Duke u përballur me sfida të reja dhe skenarë të rinj, do të mund t’ju zhvillohet aftësia për të vënë në funksion strategji të kapërcimit të frikërave nga të panjohurat”, konfirmon dr. Ben Michaelis, psikolog klinik.

Kur të udhëtoni, do të mësoni të pranoni sfidat, do të mësoni mënyra të reja për t’i adaptuar dhe për t’i përdorur burimet në mënyrë të mençur. Këto vlera gjenden në bazën e arritjes së suksesit në punë, në aftësitë për të shpikur dhe krijuar.

Provoni gjëra të reja, që të zgjeroni horizontin tuaj

Pothuajse të gjithë ne shkojmë, çdo mëngjes, përpara të njëjtit kompjuter dhe në të njëjtën tavolinë. Por nga udhëtimet mund të mësojmë shumë më shumë, kur lëmë zakonet dhe hapësirat familjare për të bërë gjëra të reja. Mund të na lindin ide të reja; përqafimi i ndryshimeve mund të na ndihmojë në të gjitha aspektet e jetës sonë.

Mund të keni gjithmonë përballë “kuadrin e plotësuar”

Kur nuk merrni kohë për t’u larguar nga puna, është e thjeshtë të ndiheni si të ndrydhur nga presioni i së përditshmes. Kalimi i kohës jashtë, qoftë edhe për një fundjavë, mund t’ju dhurojë distancë psikologjike, e cila do t’ju lejojë të zbuloni atë që ka vërtet rëndësi për ju.

Pushimet përmirësojnë shëndetin tuaj

Grumbullimi i stresit favorizon rrezikun e shumë sëmundjeve. Dhe problemet e shëndetit prekin mundësinë për të arritur objektivat e propozuara të punës. Pushimet ulin nivelin e ankthit dhe vënë në lëvizje metabolizmin. Nuk janë vetëm pushimet në fakt që ndikojnë te shëndeti, por ato ndikojnë në stimulimin e kreativitetit, në gjetjen e kohës së mjaftueshme për t’u “karikuar”, për të na bërë pozitivë. Është një botë e mrekullueshme jashtë, e cila nuk pret gjë tjetër veçse ta eksploroni.

Aftësitë sociale do ju ndihmojnë të fitoni respekt

Duke udhëtuar ju do të mund të bëheni shumë të aftë për të krijuar marrëdhënie shoqërore. E në këtë pikë, nëse do të keni këtë aftësi, do të mund të fitoni shumë shpejt respektin e të tjerëve.

Aftësi për të planifikuar projekte të ndryshme

Ata të cilët udhëtojnë, kanë vërejtur se dinë të planifikojnë më mirë dhe më shpejt një projekt të caktuar, ndërsa e kanë mbyllur atë brenda afateve të përcaktuara. Pra, aftësia në këtë drejtim rritet në sajë të ndërmarrjes së udhëtimeve të ndryshme.

Duke udhëtuar do të keni perspektiva më të larta

“Çdo herë që kthehem në shtëpi nga një udhëtim, ndihem sikur të kisha mësuar diçka të re, ndërsa njohjet e mia i ndieja të forcuara, perspektivat, funksionimin e botës, e vetë jetës. Bota është e madhe, në aspektin e mundësive për të mësuar, ndërsa distancat fizike nuk janë edhe aq të mëdha”, thotë Jason Ma, një këshilltar për arritjen e suksesit.

Ai shton se “familja është prioriteti im, por duhet të them se duke udhëtuar, gjej hapësirën për të reflektuar, për të pastruar mendjen time dhe për t’ia nisur nga e para. Për më tepër, besoj se mund të përmirësoj edhe cilësinë e marrëdhënieve sentimentale, nëse e konsiderojmë udhëtimin si një rast për t’i munguar njëri-tjetrit”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews