Ballina Jetë & Stil Ky burrë provoi jetën, 10 muaj pa celular. Dhe ka një rrëfim...

Ky burrë provoi jetën, 10 muaj pa celular. Dhe ka një rrëfim interesant

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Të famshmit japin shembullin e tyre se si mund të braktisni teknologjinë dhe t’u kushtoni më shumë vëmendje njerëzve që ju rrethojnë e t’u falni më shumë dashuri atyre.

Simon Coëell, njeriu më me ndikim në mediat britanike dhe jo vetëm, ka deklaruar se prej disa kohësh nuk përdor telefonin e tij celular. Kjo pajisje komunikimi e ka bërë atë të ndjehet i hutuar dhe i inatosur. Madje ka treguar se kjo ka ndikuar edhe në shëndetin e tij mendor.

“Unë me të vërtetë nuk e kam përdorur telefonin tim për dhjetë muaj. Ndryshimi që më bëri ishte se u bëra më i vetëdijshëm për njerëzit rreth meje dhe më i fokusuar”.

Duke shpjeguar arsyet se përse e kishte marrë këtë vendim, anëtari më i preferuar i jurisë së “British Got Talent”, tha se telefoni e shpërqendronte.

“Gjëja me të cilën zemërohem më shumë është kur të gjithë në një takim janë të përqendruar të telefonat e tyre. Ndoshta kam qenë edhe unë në atë pikë më përpara. Thjesht nuk përqendrohesh. Ka qenë një gjë kaq e mirë për shëndetin tim mendor. Është një përvojë shumë e çuditshme, por me të vërtetë është mirë dhe kjo më ka bërë absolutisht më të lumtur”.

Coëell tha gjithashtu se edhe djalit të tij 4-vjeçar ia kufizon kohën që kalon në iPad, duke qëndruar me të përpara televizorit për të parë ndonjë shfaqje ose duke bërë ndonjë gjë tjetër më të mirë.

Producenti 58-vjeçar tha se shqyrton një ofertë nga korporata për ta blerë vetë ‘British Got Talent’, pas kaq shumë vitesh pune me të.