Ballina Aktualitet Lajme QEVERIA: IVANOV REFUZON T’I TREGOJË QYTETARËVE SA PARA SHPENZON

QEVERIA: IVANOV REFUZON T’I TREGOJË QYTETARËVE SA PARA SHPENZON

Ende nuk ka përgjigje nga presidenti Gjorge Ivanov, lidhur me kërkesën e Qeverisë me propozimin për pranimin e mjetit të llogaridhënies, duke refuzuar t’i informojë qytetarët për shpenzimet e tija zyrtare, Maqedoni.

“Ende nuk ka përgjigje nga kryetari Gjorge Ivanov, në letrën e Qeverisë me propozim dhe që edhe Zyra e kryetarit të pranojë mjetin e llogaridhënies për një qeverisje transparente, të pastër dhe të përgjegjshme. Qeveria i kërkoi kryetarit të Republikës të Maqedonisë të paraqesë për opinionin informacionin dhe të dhënat për shpenzimin e parave të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Gjithashu shtojnë se se mjeti për të llogaridhënie e kanë praktikuar edhe kryetarët e komunave.

“Më 29 maj letra e dërguar nga ministri për komunikacion, ndërgjegjshmëri dhe transparencë, Robert Popovski, e ka njoftuar kryetarin Ivanov për mjetin e llogaridhënies për transparencë, ndërgjegjshmëri dhe përgjegjësi të qeverisjes. Mjeti i llogaridhënies për qeverisje të përgjegjshme u janë propozuar edhe kryetarëve të komunave, të cilët ndërkohë me vendim të Këshillit drejtues të BNJVL-së kanë marrë një rekomandim për publikimin e kostove të bartësve të zyrave publike në faqet e tyre”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews