Ballina Shëndeti Rritet numri i fëmijëve që kanë problem me shikimin

Rritet numri i fëmijëve që kanë problem me shikimin

Numri i fëmijëve me probleme në shikim është rritur vazhdimisht.

Të paktën kështu tregojnë mjekët okulistë, megjithatë një shifër zyrtare mbi këtë problematikë nuk ka, pasi në Shqipëri mungon një databazë që të japë të dhëna zyrtare e konkrete.

Megjithëse s’kemi shifra konkrete, të paktën një depistim që po kryhet në shkolla të ndryshme së fundmi, mund të na tregojë më mirë situatën.

Organizata Social Service Center DDAER (SSC DDAER), ka kryer një depistim nga shkurti e deri tani tek fëmijët nga kopshti e deri në klasën e nëntë.

Në rreth 1000 depistime në Borizanë, Fushë Mamurras, Picrragë, rezultoi që rreth 170 fëmijë kishin nevojë patjetër për syze.

Nga ky depistim vullnetar, rezulton që edhe stafi pedagogjik (sanitare, mësues) të kenë probleme me shikimin./t.ch

Artikulli paraprakINTERVISTË/ Adnan Ismaili për Turqinë dhe Ballkanin
Artikulli tjetërDieta 48-orëshe që i heq toksinat dhe djegë dhjamin në afat rekord