Ballina Shëndeti Ja çfarë nuk duhet të bëni kur zgjoheni nga gjumi

Ja çfarë nuk duhet të bëni kur zgjoheni nga gjumi

Të ndalni alarmin për të fjetur edhe pak

Nganjëherë thjeshtë e ndalim alarmin për të fituar edhe 10 minuta më shumë gjumë. Por, ekspertët e gjumit thonë se kjo metodë nuk është ide e mirë. Kjo për shkak se, nëse e bëni këtë, ju hyni në një cikël të gjumit të cilin nuk mund ta përfundoni. Kështu që, në vend se të ndjeheni të çlodhur gjatë ditës dhe me energji, ju do të ndjeheni gjumash.

2. Të pini kafe sapo të zgjoheni

Nëse mendoni se nuk mund të funksiononi siç duhet pa pirë një filxhan kafe, mendojeni përsëri. Trupi juaj prodhon në mënyrë natyrale hormonin kortizol, i cili rregullon energjinë në mes të orës 8 dhe 9 të mëngjesit. Kështu që për shumicën e njerëzve, koha më e mirë për të pirë kafe është pas orës 9:30.

3. Të mos e rregulloni shtratin

Pse ta rregullojmë? Në fund, prapë do ta prishim kur të flemë në të më vonë, apo jo?. E vërtetë. Por sipas Charles Dhigg, autor i “The Poëer of Habit” (Fuqia e Zakonit), rregullimi i shtratit është i lidhur me një rritje të produktivitetit përgjatë gjithë ditës.

Prapë, është e paqartë nëse rregullimi i shtratit bën që ju të jeni më produktiv ose njerëzit e super-organizuar kanë më shumë gjasa që ta rregullojnë shtratin e tyre.

Duhigg thotë se rregullimi i shtratit është “çelësi i zakoneve”, që ndikon që t’i përmirësoni edhe zakonet e tjera të sjelljes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews