Ballina Aktualitet Kultura Kadare: Shqipëria, i vetmi vend në Europë që s’ka Teatër të denjë,...

Kadare: Shqipëria, i vetmi vend në Europë që s’ka Teatër të denjë, në godinën aktuale argëtoheshin italianët

“Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që nuk ka ende një ngrehinë teatri, të denjë për këtë emër”. Ky është konstatimi që bënë shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare në parathënien e librit “Vepra të zgjedhura” të Mid’hat Frashërit, i cili është promovuar sot.

Materiali i shkruar prej tij është shkruar në vitin 2008 për dramën “Foleja kombëtare” të Mid’hat Frashërit, por përkon plotësisht me debatin që po zhvillohet sot dhe gjendjen e Teatrit tonë Kombëtar.

Duke shtjelluar mendimin e tij për Teatrin Kombëtar, ai thekson se godina aktuale nuk është gjë tjetër veçse një ndërtesë e përkohshme që pushtuesit italian e kishin sajuar për zbavitje të ushtarëve të saj.

“Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që nuk ka ende një ngrehinë teatri, të denjë për këtë emër. Teatri Kombëtar i sotëm, ish-Teatri popullor i kohës së komunizmit, i cili quhej dikur kinema Kosova, nuk ka qenë veçse një ndërtesë e përkohshme, nga ato që ushtria italiane i përdorte për zbavitjen e trupave të saj.

Për një habi, që në pamje të parë ngjan e pashpjegueshme, faktorët proteatrorë në Shqipëri janë të barabartë me ata kundër teatrorë.

Duket sikur nga përplasja e tyre nuk mund të kishim veçse këtë tokë të askujt…”, shkruan Ismail Kadare në parathënien e librit “Vepra të zgjedhura” të Mid’hat Frashërit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews