Ata thanë se thjesht nuk ishin më të dashuruar me njëri-tjetrin, por fansat zbuluan se bëhet fjalë për një tradhëti ndaj Cardi B. Reperja e ka vazhduar normalisht jetën e saj, por Offset vazhdimisht po i lutet që të kthehet. E fundit ishte videoja që vetë ai publikoi në Instagramin e tij.
“Kam vetëm një dëshirë për ditëlindje dhe kjo është të rikthehet gruaja ime, Cardi. Po kalojmë shumë gjëra tani, shumë gjëra në media. Dua të të kërkoj falje, Cardi. Të turpërova. Të bëra të dukeshe e çmendur. Mora pjesë në një aktivitet që nuk duhej, dhe të kërkoj falje. E kupton se çfarë dua të them? Falje që të theva zemrën, që theva premtimin tonë, që theva premtimin e Zotit dhe që isha një bashkëshort egoist dhe i ngatërruar. Po mundohem të jem një njeri më i mirë. Dua ta heq këtë peshë nga shpatullat. Të kërkoj falje Cardi. Të dua ty dhe Kulture. Dua të kaloj Krishtlindjet me ty. Dua të kem mundësinë të jetoj të gjithë jetën me ty. Të kërkoj falje. Më fal për çfarë të kam bërë. Nuk kryeva marrëdhënie me atë vajzë, por po e argëtoja, më kupton? Të kërkoj falje dhe të dua dhe shpresoj të më falësh. Dëshira ime për ditëlindje është të të kem ty sërish.”– foli ai në një video tepër emocionale.
Një falje e kërkuar publikisht në këtë mënyrë rrallë herë ka ndodhur, dhe sigurisht që Cardi ka një përgjigje. Ajo i ka kërkuar fansave të mos e sulmojnë ish-bashkëshortin e saj, por nuk tregoi nëse do të rikthehej apo jo me të.
- Cikël poetik dhe një lexim i thelluar i përmbledhjes poetike Libër heroik/erotik të Marta Markoskës
- Protestat për largimin e Ramës, gazetarja e CNN publikon mesazhet e shqiptarëve: Kryeministër i dështuar!
- Rasti Pajaziti–Disha shkon në Apel, palët me qëndrime të kundërta pas vendimit të shkallës së parë që konstatoi përgjegjësi civile për shpifje
- “Dosje kundër tij po vijnë nga BE”, Alizoti: Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës
- Deputetja Marjana Koçeku pas largimit nga PS i kërkon dorëheqjen Ramës: Kryeni aktin tuaj të fundit politik, protesta po rikthen dinjitetin e shqiptarëve, shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju














