Ballina Aktualitet Opinione Nderim të Demonstratave të vitit 1968 nga BDI-ja, Xhemil Daci ka një...

Nderim të Demonstratave të vitit 1968 nga BDI-ja, Xhemil Daci ka një porosi

Xhemil Daci anëtarë i “Nismës ’68′” ka qenë shumë i ashpër në një shkrim që ka postuar në profilin e tij në facebook dhe ku i bën të ditur partis shqiptare në pushtet se me këtë veprime rreth organizimeve për Demostratat e ’68, BDI i bën varrin vehtes nëse e humbë besimin e popullit që atë me djersë e gjak e rriti…

Ja postimi i plotë i Xhemil Dacit në profilin e tij në facebook:

D E M A N T

OJQ-ja “NISMA’68”, me kërkesë të shuuumë përkrahësve,në dhe jashta vendit,lëshon këtë demant se:
-Ajo nuk ka kurfar “shkrirje”me BDI në lidhje me përkujtimin e 50 vjetorit të demonstratave të v.1968.”Nisma’68” kuuurë nuk do bëhet si “Zgjohu” i Artan Gllupit.Kuuurë nuk do ngjyroset partiakisht.KUUURË!

-Llogon e “Nisma’68″që BDI përdorë në ftesat e saja, është përdorim klandestin.
Këtë e bën ngase,ofertat emocionalish joshëse të saja,”Nisma’68” kategorisht i refuzoi si jokombëtare, alogjike…Llogon hajdutëce e përdorë që të konpromiton “Nima’68″…
Pra,BDI që të pengon rrugëtimin e mëtutjemë të sajë,(idealeve të martirëve të ’68-shit),si zakonisht,merret me opstrukcione.

E dimë se ajo,edhe mëtutje, do të shton dozën e presioneve.POR,le ta din se, me këtë BDI i bën varrin vehtes nëse e humbë besimin e popullit që atë me djersë e gjak e rriti…
-A duheshte të formohet dhe funkcionon “Nisma’68” nëse BDI këto 17 vite sëpaku,njëherë ti kishte kujtuar martirët e vitit 1968?

Sigurisht se jo.Ajo,BDI këtë e bën pasi nisi të funkcionon në popull “Nisma’68”.Pse pikërisht këtë e bën tani kur atë e bëjnë disa gaca të mbijetuarish të prrushit të 68-shit,të cilët(edhe pse në moshë) , përcjellin amanetin e gjeneratës së tyre brezave që lënë pas.A duhet ti pengon dikujtë kjo sakrificë fisnike?Sigurisht se JO.

Por,BDI në këtë 50 vjetor, organizon “akademi”përkujtimore paralele me “Nisma’68″(e cila që në fillim të v.2018 e kishte paralajmëruar si manifestim qendrorë) vetëm e vetëm që të pengon “Nisma’68”,e bindur se populli është me mendje peshku,dhe do e gëlltit karemin prap, si gjer tani…

“Nisma ’68”,vitin 2018, aktivitetet e saja të lloj-llojshme ia kushtoi dy jubileve kombëtare,550 vjetorin e vdekjes të Gj.K.Skenderbeut dhe 50 vj.e demonstratave të v.1968 të cilat i përnbyll në vigjilje të tyre.

Jemi të bindur se,vitet në vijim, me përkrahjen gjithpopullore dhe me gjak të ri entuziastësh,rruga drejtë mbarësive është e sigurtë.

LAVDI MARTIRËVE TË VITIT 1968 !/TS

@tn.lajmelokale
@tetovanews