Ballina Argëtim Putin jep spektakël në Hockey në akull (VIDEO)

Putin jep spektakël në Hockey në akull (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Është i njohur pasioni i tij për sportet, veçanërisht për ato ekstreme. Megjithatë presidenti rus Vladimir Putin nuk i zgjodhi ato për këtë fundviti.

Shefi i Kremlinit zbriti në pistën e Hockey pranë vendit të tij të punës në sheshin e kuq në Moskë. Mori me vete edhe pjesëtarë të qeverisë si ministrin e mbrojtjes Sergei Shojgu, për t’u përballur me ish-lojtarë të Ligës ruse të Hockeyt të Natës.

Shkathtësia nuk i mungoi gjatë sfidës. Ekipi i presidentit fitoi 12 me 7. Liga është themeluar në vitin 2011 me nismën e Putinit, i cili synon t’a shndërrojë në sa më popullor këtë sport që e ka me mjaft pasion. Çdo sezon festash të fundvitit, atmosferës festive të Moskës nuk i mungon pista e Hockeyt në sheshin e kuq./Tv Klan