Ballina Aktualitet Lajme “27 prilli”, fjalët përfundimtare të Prokurorisë

“27 prilli”, fjalët përfundimtare të Prokurorisë

Dëshmitari i mbrojtur në rastin e 27 prillit e drejtoi gishtin nga ish kryeministri Nikolla Gruevski si organizator i hyrjes së dhunshme në Kuvend. Këtë për të parën herë publikisht në sallë gjyqësore e deklaroi prokurorja Villma Ruskovska, duke treguar një pjesë të dëshmisë së dëshmitarit, edhe atë në fjalët përmbyllëse për të enjten e përgjakshme. Sipas deklaratave të saj, Jane Çento dhe Aleksandër Vasilevski-Ninxha ishin të zemëruar me ish-kreun e Byrosë së Sigurisë Publike Çavkov, sepse ata punonin gjithnjë me direktivën e Gruevskit dhe më vonë i ka lanë në baltë. Në pyetje të gazetarëve, prokurorja deklaroi se së shpejti pret urdhër për hetim të organizatorëve, edhe pse këtë herë drejtpërdrejtë nuk përmendi emra.

Kush do të jenë ata, do ta shihni kur ta përpilojmë urdhrin. Megjithatë, mendoj se duhet të keni durim, të merret urdhër për hetim- tha Vilma Ruskovska – Prokuroria Themelore Publike.

Paraprakisht në sallën gjyqësore, prokuroria kërkoi dënim me burg për 16 të pandehur për rrezikimin e rendit dhe sigurisë kushtetuese. Dënimi minimal i parashikuar me ligji është 10 vjet burg. Ruskoska theksoi se amnistia e disa peronave të caktuar nuk duhet të ndikojë në epilogun përfundimtar, edhe pse ka bërë një ndikim të madh në ndjenjën e mosndëshkimit.

Shumë gjëra kanë ndodhur që kur filloi procesi gjyqësor e deri më tani, kur jemi tek fjalët përmbyllëse. Shumë gjëra kanë ndodhur brenda dhe jashtë sallës së gjyqit. Brenda, nuk do t’i harroj dëshmitë e Dushica Mërgja, Frosina Remenski dhe Pavle Bogoevskit. Emocionet e tyre në mua si njeri shkaktuan hidhërim dhe turp, që një traumë e tillë u ka ndodhur në Parlament. Ligji për amnisti si një vendim politik në mua si qytetar ka sjellë edhe një tjetër hidhërim- pohoi Vilma Ruskovska – Prokuroria Themelore Publike

Megjithatë, Ruskovska është e bindur se të pandehurit janë fajtorë dhe se prokuroria ka prova të forta para gjykatës. Gjykimi vazhdon të hënën kur fjalë përmbyllëse duhet të japin të pandehurit dhe mbrojtja./Alsat

@tn.lajmelokale
@tetovanews