Ballina Shëndeti Këshilla A mund të dëmtojë dëbora makinën tuaj?

A mund të dëmtojë dëbora makinën tuaj?

Ekspertët kanë dhënë shpesh këshilla se si të mbroni makinën kur ka reshje dëbore dhe kur temperaturat janë disa gradë nën zero. Kur xhami i makinës është mbuluar nga dëbora, shumë persona bëjnë një gabim që mund t’iu kushtojë rëndë në xhepat e tyre. Aktivizimi i fshirëseve për të larguar borën nga xhami i përparmë mund t’i dëmtojë ato.

Për shkak të sasisë së madhe dhe peshës së dëborës, ka shumë mundësi që mekanizmi i fshirëseve të xhamave të dëmtohet dhe të mos funksionojë. Kjo do të shkaktonte një faturë të paktën 100 Euro për të rregulluar këtë mekanizëm. Për të shmangur një barrë të tillë financiare, këshillohet që dëborën ta largoni nga xhami me dorë apo me sende të tjera që janë të posaçme për të këtë punë.

E njëjta gjë vlen edhe për automjetet që mekanizmin e fshirëseve të xhamave e kanë automatik. Shoferët duhet të çaktivizojnë funksionimin automatik dhe ta kalojnë manualisht për të shmangur një defekt të mundshëm në mekanizmin e tyre, që do t’u kushtonte më pas shpenzime të panevojshme. /tvklan.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews