Ballina Opinione Bexheti: Tre momente ku Zaev nënçmoi partnerin e tyre qeveritar BDI!

Bexheti: Tre momente ku Zaev nënçmoi partnerin e tyre qeveritar BDI!

Nga Flakron Bexheti

E para tha se miku i tij dhe Zv Kryministri I tij Bujar Osmani në deklaraten e tij per Ligjin e Gjuhëve qe ka thënë se nuk duhet të dergohet ne Komisionin e Venedikut, Sipas Zaevit, Bujar Osmani nuk e ka dite konkluzën e mbledhjes së Qeverisë kur ka propozuar këtë ligj.

E dyta, përmendi rastin e Presidentit Konsensual, qe vazhdimisht e plason BDI, ku vetë kryeministri Zaev, e pranoj se ate konsenzus e krijojnë qytetaret se kush do jetë President shteti, dhe jo partite ose liderët politik, madje ai e tha se i fundit me te cilin do kishte biseduar për këtë cështje do ishte lideri i BDI Ali Ahmeti.

E treta, tha se Ligji i gjuhëve nuk eshte i BDI por i LSDM dhe i partive tjera, duke e neglizhuar BDI.

E katerta qe ishte nëncmuese per BDI po edhe per shqiptarët se sipas Zaevit, nuk mundet presidenti i shtetit te jetë shqiptar, sepse eshte Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ose varianti tjetër se ndoshta qytetaret ne baze te anketave nuk do te pajtoheshin qe dy pozita te kene shqiptarët. ( i bie ne baze te Zaevit, se qytetar na qenkan vetem ato maqedonas)

Dhe krejt në fund, sado që dikujt mund ti ketë pëlqyer, e ka vështire ta riktheje simpatine e humbur tek shqiptarët, sepse, shqiptarët pritën një shtet të së drejtës, nje kushtetutë të barabartë, nje mireqenie me te mire ekonomike. Nuk mund Zaev të vetmin adut politik ta përdor shpresën por duhet shumë më shumë se kaq!

*postim ne facebook