Ballina Lajme Fëmijët shkodranë duke brohoritur për Jugosllavinë dhe Mareshalin Tito (FOTO)

Fëmijët shkodranë duke brohoritur për Jugosllavinë dhe Mareshalin Tito (FOTO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Nga Kastriot Dervishi

Fotografia është e vitit 1945. Në qytetin ku komunizmi do bënte goditjen më të madhe, në Shkodër, fëmijët e vegjël detyrohen të brohorasin për Jugosllavinë federative.

Mbi godinën që shihet janë shkruar fjalët “Rroftë Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar Shqiptar”, “Rroftë Fronti Nacionalçlirimtar”, ndërsa në parullën e madhe “Rroftë Jugosllavia federative dhe mareshali Tito”. Fëmijët kanë në mënyrë uniforme revistën “Pionieri”. Skena të tilla zhvilloheshin në të gjitha qytetet e Shqipërisë, por deri në ditët tona ka mbërritur një numër i vogël fotografish.