Ballina Top Lajm Kastrati: Më 17 shkurt do t’i dhurojmë 17 banesa për nevojtarët

Kastrati: Më 17 shkurt do t’i dhurojmë 17 banesa për nevojtarët

Vazhdon të jetë njëri nga humanistët më të mëdhenj në Kosovë. Fjala është për Halil Kastratin, i cili çdo ditë po ndihmon familjet që janë në nevojë anë e kënd Kosovës. .

Ai sonte i ftuar në një emision të Klan Kosovës konfirmoi se më 17 shkurt, në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të dhuroj 17 çelësa banesash.

Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në ditën e flamurit kombëtar me 28 nëntor, kishte dhuruar 28 palë çelësa, për 28 familjare në nevojë.

Ndërkaq, që nga themelimi, ka gëzuar qindra familje shqiptare me kushte të rënda ekonomike.

Halil Kastrati njihet si njëri ndër personat më të dashur dhe më të respektuar në Kosovë, për shkak të aktiviteteve të bamirësisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews