Ngrohja globale duket se ka një sërë ndikimesh në jetën tonë, por sipas një studimi të fundit ndryshimi i klimës ndikon dhe në gjininë e të të porsalindurve, në më pak djem të lindur në vende me ndryshime të tjera mjedisore, siç janë thatësirat ose nxehtësia nga ngrohja globale.
Sipas CNN, studimi i bërë në Japoni gjeti lidhje të forta midis luhatjeve të temperaturës dhe numrit më të ulët të të porsalindurve djem krahasuar me vajza, shkruan Dr. Misao Fukuda, autor i studimit udhëheqës dhe themelues i M & K Health Instituti në Hyogo.
Verën e kaluar, Fukuda dhe kolegët e tij bënë një studim të veçantë duke vëzhguar lindjet në zonat e goditura më së shumti nga ndryshimet klimatike dhe nga katastrofat natyrore.
Nëntë muaj pas këtyre katastrofave, me ndryshimin e klimës dhe rritjen e stresit, përqindja e foshnjave meshkuj të lindur ra me rreth 14% nga vitet e mëparshme.
Këto të dhëna mbështesin teorinë se ndryshimet klimatike dhe stresi prekin shtatzëninë, dhe madje ndikojnë në seksin e të porsalindurit, shkroi Fukuda dhe bashkëautoret e tij./E.M








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





