Ballina Argëtim Showbiz Capital-T prezanton projektin e ri (VIDEO)

Capital-T prezanton projektin e ri (VIDEO)

Reperi Capital T ka sjellë projektin e ri muzikor, një baladë dashurie të titulluar “Kujtime”. Muzika dhe disa skena të klipit që ngjajnë me ritualet indiane të sjellin menjëherë imazhet e telenovelave që po “çmendin” gjithë shqiptarët.

“Kujtime” flet për ndarjen mes një çifti, ku dashuria u mbyt prej tradhtisë. Nuk dihet nëse historia lidhet me jetën e tij sentimentale apo është frymëzuar nga ndonjë cift tjetër apo telenovelë indiane.

Për këtë klip muzikor ka vendosur që të vijë e ta xhirojë në Tiranë. Pritet që projekti “Kujtime” të jetë suksesi i rradhës për këngëtarin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews