Me shumë dhimbje e përjetuam lajmin tronditës për aksidentin tragjik që mori jetën e Mahir Abazit (33 vjeçar) nga fshati Çellopek -Komuna e Bërvenicës (Nipi i Kryetarit).
Zemrat dhe mendjet tona janë përkrah familjarëve të Mahir Abazit.
I ndjeri një periudhë ka qenë edhe puntorë i dalluar i ndërmarjes komunale.
U prefshë në paqë dhe të qoftë i lehtë dheu,
Ngushëllime të sinqerta familjes Abazi dhe qytetarëve të fshatit Çellopek nga kryetari i komunës z.Enver Pajaziti, këshilli komunal, administratat dhe gjithë banorët e komunës së Bërvenicës, për humbjen e madhe dhe të rëndë që pati sot fshati Çellopek në veçanti dhe Komuna e Bërvenicës në përgjithësi.
Varimi i të ndjerit do të bëhet sot 19.02.2019 në ora 16:00 në varezat e fshatit Çellopek.
Punëtori i ndërtimtarisë M.A. (33) nga fshati Çellopek i Tetovës ka humbur jetën dje në objektin i cili është në ndërtim e sipër në rrugën e “Londrës” në Shkup.
Objekti po ndërtohet nga firma në pronësi të G.H. (54) nga Reçica e Vogël.
Sipas Ministrisë së Brendshme, dje në orën 15:00, SPB-Shkup është njoftuar se derisa M.A. po ngarkonte shufrat e çelikut në vinç, shufrat e çelikut janë liruar nga një lartësi prej rreth dy metra dhe kanë shkaktuar humbjen e jetës të M.A.(33).
Këtë e ka konstatuar mjeku i ndihmë së shpejtë, me urdhër të prokurorit Publik trupit është dorëzuar për autopsi. /alsat/

- TRAGJEDI NË DAR-ES-SALAM, NË KONAKRI, KRYEQYTETIN E GUINESË: TË PAKTËN 30 TË VDEKUR, MALI ME MBETURINA VARROSI BANESA DHE FAMILJE
- Si e pushtuan gjigantët e teknologjisë arsimin amerikan
- A do t’i pasurojë inteligjenca artificiale Shtetet e Bashkuara? Pse mrekullia ekonomike ende nuk ka ndodhur
- Vatikani investon 100 milionë euro në energjinë diellore për t’u bërë i pavarur në furnizimin me energji elektrike
- Mohammed bin Salman në Paris: Rikthimi në skenë i një partneri që është bërë i domosdoshëm
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg














