Ballina Aktualitet Lajme LSDM: Mjaft me gënjeshtra, BDI dhe Talat Xhaferi janë fajtor që Trajko...

LSDM: Mjaft me gënjeshtra, BDI dhe Talat Xhaferi janë fajtor që Trajko Veljanovski ende ka imunitet

Dy deputetët e LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe Pavle Bogoevski, nëpërmjet një konference për shtyp kanë reaguar ndaj konferencës për shtyp të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi në lidhje me mosvotimin e mbrëmshëm për heqjen e imunitetit të ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, njofton Portalb.mk.

“Kategorikisht i dënoj vlerësimet e Talat Xhaferit se unë paskam qenë arsyeja se pse nuk ka arritur ta mbarojë seancën. Talat Xhaferi është deputet me përvojë dhe ka menaxhuar seanca shumë më të tensionuara. Shumica parlamentare ishte këtu, pyetja është nëse Talat Xhaferi me vetëdije ka vepruar në dobi të VMRO-DPMNE-së. Kërkova që ta lexojë konkluzionin që më pas të votohet dhe asgjë tjetër”, tha deputeti Zekiri.

Në pyetjen e gazetarëve se me çka e argumenton kalkulimin politik të kryetarit Talat Xhaferi, ai tha se argumenti i vetëm është që Xhaferi nuk mundësoi që t’i hiqet imuniteti.

Nga ana tjetër, deputeti Bogoevski, deklaroi se e ka kërkuar disa herë në telefon deputetet Mirsada Eminin, e cila është zëvendëse e deputetit Agim Shaqiri në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, pasi që Shaqiri ka qenë i sëmurë dhe nuk ka mundur të shkojë në seancë. Por, sipas tij, Mrisada Emini nuk ia ka hapur telefonin.

“Kur u votua në Komision, 3 herë e kam kërkuar në telefon deputeten Mirsada Emini. Pastaj ndoshta dhe pa qëllim e hapi dhe 12 sekonda ka heshtur në telefon. Pas kësaj më nuk e kërkova”, tha Bogoevski, duke thënë që të ndalojnë ta gënjejnë opinionin se BDI dhe Talat Xhaferi janë fajtor që Trajko Veljanovskit nuk iu hoq imuniteti.

Për shkak të seancës së mbrëmshme, deputetët e LSDM-së, sot e kanë bojkotuar Xhaferin, gjegjësisht nuk koordinatori i tyre nuk ka marrë pjesë në koordinimin e përjavshëm, ndërkaq nga zyra e Xhaferit kanë njoftuar se anulohen dy seancat e sotme plenare.

Në lidhje me akuzat se mosvotimi i Veljanovskit është pazar politik, Xhaferi tha se nuk e ka ndërmend të merret me konstatimet politike.

“Nuk e kam shpëtuar Trajko Veljanovskin e askënd, seanca është ndaluar pasi që ka kaluar koha për miratim vendimi dhe për shkak të sjelljes së deputetëve”, tha Xhaferi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews