Ballina Aktualitet “Mbyllet gjimnazi për shkak të morrave”

“Mbyllet gjimnazi për shkak të morrave”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook mesazhin e një 15-vjeçareje nga Kavaja e cila shprehet se është mbyllur shkolla e mesme në fshatin Luz i Vogël për shkak të parazitëve.

Postimi i plotë:

Mesazhi trondites i një gjimnazisteje!

Mbyllet shkolla nga morrat!

Lexoni mesazhin e saj se ku është katandisur arsimi sot në regjimin e Kakistokracisë. sb

Përshëndetje z.Sali Berisha..

Më falni për shqetësimin dhe për kohën që po ju harxhoj duke lexuar këtë mesazh..

Jam një vajzë, gjimnaziste në shkollën e Luzit të Vogël…

Gjimnazi jonë përballet me probleme të shumta si:

Mungesa e transportit të nxënësve, mbi 70% e nxënësve të shkollës së Luzit paguajnë çdo ditë 2 mijë lekë të vjetra për transport
Mungojnë mjetet mësimore

Mungojnë pajisjet për orën e Edukimit Fizik
Mungojnë kompjuterat
Në dimer përballemi me problemin e të ftohtit dhe jemi detyruar të blejmë rezistenca vetë për ngrohje, të cilat në shumicën e rasteve kanë qenë jo funksionale pasi s’i ngre korenti

Problemi kryesor është shfaqur javën e fundit pasi erdhën disa gra të shëndetësisë dhe kontrolluan nxënësit nga koka dhe vetëm me një shikim, shumicën e nxënësve i nxorën të sëmurë me semundje dhe u shitën me detyrim disa ilaçe.

Por kjo s’mjaftoi kurrë, të nesërmen filloi kontrolli për morra dhe më shumë se 15 vajza i nxorën me morra dhe i larguan nga shkolla, gjë që çoi edhe në mbylljen e shkollës.

Arriti në një pikë ku dhe mësuesit nuk bënin mësim dhe filluan t’i thonin nxënësve morrsa ose zhulsa…

Kjo është Shqipëria doktor.

Ky është arsimi.

Ky është shteti shqiptar, që çdo ditë shpik diçka pa lidhje për të rrjepur familjet shqiptare…

Faleminderit doktor!

Anonim ju lutem se këta të ngelin në klasë….

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews