Ballina Opinione Në përplasjen për Kosovën, jemi me SHBA apo me Europën?

Në përplasjen për Kosovën, jemi me SHBA apo me Europën?

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Nga Ylli Manjani

Debati mbi kufinjtë e Kosovës dhe jo vetëm, në të cilin gjendemi këto kohë, vjen në fakt si përplasje e fortë SHBA-Europë.

Në këtë përplasje madhore interesash ne nuk llogaritemi, por thjesht përdoremi si efekt kolateral.

Pyetja në të vërtetë nuk është a do i ndryshojme apo jo neve kufinjtë?! As se cili është teksti i marrëveshjes X apo Y?

Pyetja për ne është me kë jemi në këtë përplasje: me SHBA apo me Europën (Gjermaninë)?

Me të dy krahët qartësisht është e pamundur të jesh.

Në Europë jetojmë, levizim lirisht dhe kemi volumin tregëtar më të madh.

Në SHBA kërkojmë liri, ushtri e mbështetje politike sa herë jemi në hall, megjithse nuk shkojmë dot pa viza dhe se volumi tregëtar me Amerikën është thuajse i paperfillshëm.

Personalisht mbetem Europian në çdo rrethanë e çdo situatë!