Shoferi i autobusit të aksidentuar në fshatin Llaskarcë, gjatë bisedës me prokurorin që e heton ngjarjen tragjike ku humbën jetën 14 persona, nuk ka dhënë dëshmi relevante për atë se si ka ndodhur rasti, përcjellë gazeta KOHA. Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Shkupit, thuhet shoferi i autobusit ka kaluar me lëndime trupore dhe i njëjti është hospitalizuar.
“Prokurori përkatës është njoftuar se analizat e gjakut dhe urinës së shoferit kanë vërtetuar se në momentin e aksidentit, drejtuesi i autobusit nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit, barnave apo substancave tjera. Ne brenda kohës do të kërkojmë listën e bisedave telefonike që shoferi i ka realizuar, me qëllim konstatimin se vallë ai ka shfrytëzuar telefonin celular gjatë vozitjes”, thonë nga Prokuroria e Shkupit. (koha.mk)
- Gjermania përgatitet për protestat e brezit Z: Çfarë kërkojnë të rinjtë dhe pse policia është në gatishmëri
- VIDEO: NASA publikon pamje mahnitëse të një mjegullnaje që ngjan me një mace
- “Po përgatitemi për më të keqen”: Dyqanet në Ku’damm të Berlinit barrikadojnë vitrinat para protestës së brezit Z
- ZIADIN SELA “N’DRITË”: LEGJITIMITETI, GJUHA, PËRFAQËSIMI DHE DEBATI PËR RREGULLAT E SHTETIT
- „Po bëhemi dëshmitarë të shembjes së një rendi të caktuar liberal të pasluftës“, këndvështrimi i historianit britanik Robert Tombs
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg





























