Ballina Kronika DJEGIA E DY MAKINAVE NË XHON KENEDI, JA ÇFARË THONË NGA POLICIA

DJEGIA E DY MAKINAVE NË XHON KENEDI, JA ÇFARË THONË NGA POLICIA

Një makine i është vënë flaka në rrugën Xhon Kenedi në Çair. Si pasoj, makina “Golf 5” është djegur tërësisht ndërsa flakët kanë kapluar edhe një makinë tjetër e llojit “Pezho”.
Nga policia për TV SHENJA, kanë thënë se rasti në SPB Shkup është denoncuar rreth orës 03.00 pas mesnate.

“Në rrugën Xhon Kenedi makina e llojit “Volksëagen” është djegur. Makina është në pronësi të F.A, ndërsa flakët pjesërisht kanë kapluar edhe makinën “Pezho” në pronësi të I.GJ nga Shkupi. Është bërë hetim dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Motivet për vënien e zjarrit ende nuk janë të njohura.

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JshjBUeWdYd_F2VWWHqmgoo

@tn.lajmelokale
@tetovanews