Ballina Maqedonia e Veriut RUMANIA KA RATIFIKUAR PROTOKOLLIN PËR ANËTARËSIM NË NATO

RUMANIA KA RATIFIKUAR PROTOKOLLIN PËR ANËTARËSIM NË NATO

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Kuvendi i Rumanisë sot në seancë plenare ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Republiksë së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Në ratifikimin e Protokollit prezent ishte Kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili u drejtua para deputetëve rumun.

Rumania është vendi i shtatë me radhë, anëtare e NATO-s e cila ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. E para që e ratifikoi Protokollin ishte Greqia, pas saj Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Mali i Zi.

Nesër Protokollin duhet të ratifikojë edhe Kuvendi Lituanez. Siç është paralajmëruar, Kryeparlamentari Xhaferi nga Bukureshti do të udhëtojë për në Vilnus ku do të drejtohet para deputetëve lituanez.