Ballina Jetë & Stil Margarita Xhepa bëhet operacion. Ka një kërkesë për dikë

Margarita Xhepa bëhet operacion. Ka një kërkesë për dikë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Aktorja e madhe shqiptare, Nderi i Kombit Margarita Xhepa, të martën kreu një operacion të vështirë në një spital privat, i cili përfundoi me sukses. Falë mbështetjes së kryebashkiakut Veliaj, është arritur mbulimi i kostos së operacionit duke bërë të mundur përmirësimin e shëndetit të artistes së madhe.

Pas operacionit të suksesshëm, vetë artisja e njohur Margarita Xhepa ka shprehur mirënjohjen për kryebashkiakun Veliaj për këtë gjest mjaft human. “Ndjehem e prekur nga ky lajm dhe nga zemra përcjell mirënjohje të thellë për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit z.. Erion Veliaj. Sapo të dal nga spitali, ku falë kujdesit dhe aftësive të mjekëve, gjithçka vajti mirë, do të dëshiroja kafen e parë ta pi me z. Veliaj. Unë nuk jam kursyer edhe në kushte të rënda shëndetësore këto vitet e fundit, pasi ndaja çdo gjë me skenën, me artdashësin, dhe largimin e konsideroj vdekje. Unë do të festoj largimin e dhimbjeve, që më kanë lodhur prej vitesh, suksesin e operacionit dhe të gjitha bashkë, do ti mbledhim në festën e 85-vjetorit të lindjes, që nuk është larg”, tha Xhepa për mediat .