Ballina Kronika Polici nga Tetova tenton ekzekutimin e dy të rinjve me armë zyrtare

Polici nga Tetova tenton ekzekutimin e dy të rinjve me armë zyrtare

Dy persona janë lënduar nga armë zjarri pasi që mbrëmë, gjysmë ore para mesnate, drejt tyre ka shtënë një 25 vjeçar, pjesëtarë i MPB-së i cili nuk kishte qenë në detyrë.

Siç njoftuan nga MPB, F.V (26) dhe A.H (22), që të dy nga fshati Vejce i Tetovës, janë pranuar në spitalin e Tetovës me lëndime të shkaktuara me armë zjarri, ku pas seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në klinikën e Shkupit.

Dhjetë minuta pas incidentit, 25 vjeçari, pjesëtarë i MPB-së N.H vetë është lajmëruar në stacionin policor në Tetovë, duke e pranuar se me armën zyrtare ka shtënë drejtë dy të rinjve.

Nga MPB informojnë se pjestari i policisë është mbajtur në stacionin policor dhe për rastin është njoftuar edhe Sektori për Kontroll të Brendshëm.

Marrë nga Alsat

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews