Ballina Argëtim Jetë & Stil Fryu buzët të dukej “pjeshkë”, brunia seksi shpërfytyrohet (Foto)

Fryu buzët të dukej “pjeshkë”, brunia seksi shpërfytyrohet (Foto)

Nëna e dy fëmijëve, Ashley Schlick nga Orlando e SHBA-ve për pak sa humbi buzët e saj, pasi ato u infektuan sepse 34-vjeçarja kishte përdorur mbushës plastik rregullisht për tre vjet, në tentativë për të pasur buzë seksi.

Dëshira për të kopjuar “Influencers” në rrjetet sociale, bëri që simpatikja Ashley të shpërfytyrohej. Gjithçka ndodhi vitin e kaluar kur përdori një mbushës buzësh që e bleu 495 dollarë, por vlera e origjinalit ishte 1 milionë dollarë.

Schlick vuri re se buzët e saj kishin një reagim ndryshe nga më parë. Buza e poshtme ju bë e bardhë dhe gjatë dy ditëve të ardhshme edhe e sipërmja filloi t’i krijonte kore dhe lëkura i binte copa-copa.

Ajo pagoi 1.500 dollarë të tjera për heqjen e mbushësit, por që nga ajo kohë ka paguar për më shumë kirurgji për të shëruar veten. Ashley tani po paralajmëron gra të tjera që të marrin në konsideratë rreziqet e mbushjes së buzëve që reklamohen nga influencers në Instagram.

“Pasi pashë që influencuesit e rrjeteve sociale dhe të famshmit bënë buzët e tyre, u binda që e doja më shumë, ndaj nisa ndërhyrjet kur isha 31 vjeç. Injeksioni im gjithmonë ishte mirë, derisa vura re se buzët nisën të zbardheshin dhe u bëra si një fantazmë pas operacionit”, tha ajo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews