Ballina Shëndeti Këshilla 100 këshilla speciale për të luftuar çdo lloj sëmundje

100 këshilla speciale për të luftuar çdo lloj sëmundje

Sot shkenca dhe mjekësia ka bërë të mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetarianë ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mirë është vital për shëndetin edhe agjërimi, dieta është po aq e rëndësishme. Në suplementin e sotëm “Tirana Observer” sjell një sërë recetash të mbështetura në mjekësinë moderne, por aq sa dhe në atë popullore, për të kuruar sëmundje të ndryshme që shfaqen në organizmin tonë.

Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tonë të tretjes. Dieta është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” të tjera për një shëndet të mirë. Por studimet e bëra nga dietologët kanë treguar efektet pozitive të bimëve dhe ushqimeve në shëndetin tonë, si stimulues të sistemit imunitar, por edhe të efektshme kundër sëmundjeve të ndryshme si kancerit, tensionit, sëmundjeve të zemrës, stomakut, aparatit tretës, gripit, të ftohurit, e shumë të tjera.

1- Yndyrat janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë.

2- Marrja e tepruar e yndyrave mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyra të tretshme.

3- Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendicitin, sëmundjet e zëmrës.

4- Drithërat janë shumë të pasura më fibra. Vitaminat dhe kripërat mineralë e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat mineralë, që janë shumë të nevojshme për organizmin.

5- Megjithëse duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat mineralë veprojnë së bashku. Kripërat mineralë ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore.

6- Mineralë të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht.

7- Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat mineralë humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Është e këshillueshme të konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur.

8- Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për qind, dyfishohet.

9- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban mineralë shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë. Mjalti i lulesë është po ashtu një dhuratë e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë.

10- Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut. Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zëmrës, apo edhe shumë shqetësimeve të tjera.

11- Konsumoni produkte vegjetarianë dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme. Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas perëndimit të diellit apo një ditë të lodhshme pune.

12- Ushqimet cilësorë me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën. Kujdesuni për veten dukë përfshirë dhe dietën tuaj ditore perime të ndryshme, fruta, shegë, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj.

13- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra, si: spinaq, lakër, sallatë jeshilë, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe në rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut.

14- Shumë njerëz ruajnë shikim të mprehtë deri në moshë të thyer në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve. Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban betakaroten, i cili gjendet edhe te karotat, dhe i jep energji të vazhdueshme zëmrës.

15- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksikë, të cilat dëmtojnë inde të ndryshme të organizmit dhe sjellin mundësitë për vdekje të hershme. Çajit i nevojitën rreth 6 orë për të shkatërruar metabolizmin e trupit dhe për të shfaqur shqetësime të ndryshme për organizmin.

16- Konsumimi i vazhdueshëm i çajit dhe kafes thuhet se dëmton qelizat e gjakut, koagulimin e tyre në raste plagosjesh, dobëson nervat dhe shfaq gjendje të shpeshta nervoziteti, si dhe dobëson kontrollimin nga truri të shumë funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.

17- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.

18- Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta, në mënyrë që t’i bëni një “shpëlarje” sistemit tuaj të tretjes. Po ashtu një ditë në javë konsumoni ujë më tepër së zakonisht.

19- Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni farë ujë. Herë pas herë në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë. Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi.

20- Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla. Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshkë, rrushi, karotë, etj.

21- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk përmban lëndët e nevojshme ushqyese. Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët.

22- Po ashtu kripa gjendet te uji i detit, i cili nuk rekomandohet të pihet veç rasteve kur personi është i etur dhe nuk ka si të veprojë ndryshe. Shtoni lakrat në dietën tuaj ditorë. Konsumoni gjethet jeshilë të spinaqit, sallatës për sëmundjet e zemrës dhe diabetit.

23- Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese, si dhe përbërës tonikë të domosdoshme për organizmin. Bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën muskulorë dhe luftimin e diabetit. Përdorni sojën sepse ajo përmban 9 lloje vitaminash.

24- Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri, janë produkte të cilat përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën. Produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese, të cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normë presionin e gjakut, si dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizmin tonë.

25- Merrni ujë të ngrohtë pas çdo vakti për të kontrolluar shëndoshjen dhe për të përmirësuar tretjen e ushqimit. Herët në mëngjes, pa larë dhëmbët, pini një gotë me ujë, pastaj të gjitha mikrobet e mbledhura do të kalojnë në stomak.

26- Kjo metodë kryesisht është e ngjashme me homeopatinë dhe është përdorur gjerësisht në Japoni për të zgjatur jetën dhe të kurojë disa sëmundje automatikisht. Pasi të lani fytyrën më ujë, mos e fshini.

27- Fytyrën e sapo larë e lini të thahet vetë. Ajo e mban lëkurën të thatë dhe të shëndetshme. Flini me kokën në drejtim të jugut, ajo ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut të trupit, i përshtatshëm dhe për lidhjet e trupit me fushën magnetike të tokës.

28- Kur të flini duhet që pjesa e këmbëve të krevatit të jetë më e lartë se ajo e kokës. Ajo rrit qarkullimin e gjakut më shumë në pjesën e kokës. Ajo ju mban të ri dhe përtërin funksionet e trupit.

29- Mbani ujë magnetik. Ju mund ta përgatisni atë duke mbajtur një gotë me ujë me dy magnete, njërin në krye me polin Veri dhe tjetrin poshtë gotës me polin e Jugut. Mbajeni atë çdo natë dhe piheni të nesërmen në mëngjes.

30- Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë 1/4 e tabletës 100 miligramësh, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zëmër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë dukë i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për sytë.

31- Çdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustardë të përzier me pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara.

32- Çdo ditë shpërndani vaj mustardë në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon për të përmirësuar shikimin e syve.

33- Cigaret dhe të gjitha llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apo çojnë deri në shkatërrim arteriet dhe organet e frymëmarrjes.

32- Sekreti i kinezëve që arrijnë të jetojnë deri në 150 vjet, i dedikohet një teknike të quajtur “Lichigian”, e cila konsiston në përdorimin e ushqimeve bimore, të ushtrimit fizik dhe meditimit.

33- Vitamina kompleksë B është nga më të përdorshmet dhe efektive në dietën suplementarë dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm. Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqë.

34- Biokimikët në kombinim – nr 28, përmbajnë të 12 llojet e kripërave që merren nga trupi gjithmonë. Është një forcues i përgjithshëm dhe duhet të merret pas ushqimit.

35- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.

36- Pjesa e të gjitha produktivë dietike shkakton në disa raste sëmundje, prandaj përpiquni t’i shmangni ato.

37- Pjesa e të gjitha llojeve të produktivë të erëzave mund të shkaktojë sëmundje të sistemit kardiovaskular.

38- Ushqimet që duhet minimizoni në përdorim

Janë dy mënyra që trupi i njeriut merr kolesterol, nga ushqimi që hamë dhe nga mëlçia. Edhe pse shumë ushqime kanë kolesterol, mëlçia prodhon 80% të kolesterolit që kemi nevojë. Disa nga ushqimet që s’duhet të hahen për të evituar kolesterolin janë: Gjalpi, mishi i pjekur, mishi i grirë, të brendshmet të tilla si mëlçi, zemër dhe veshka. Gjithashtu duhet të minimizohen prodhimet e qumështit që kanë më shumë se 1% yndyrë qumështi, gjithashtu fast-food-et. Mund të përdoren margarina të lehta ose vaj ulliri, mishin zëvendësojeni me pulë ose peshk, por që kanë lëkurë të hollë.

39- Kuroni diabetin me zarzavate të gjelbra

Është vërtetuar se zarzavatet e gjelbra, veçanërisht të gjalla, për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti duhet t’i përdorin çdo ditë, në drekë dhe darkë, në sasi të bollshme. Zarzavatet e gjelbra përmbajnë antioksidantë, vitamina, kripëra minerale dhe fibra. Të gjitha perimet përmbajnë vitaminë C në përqindje të ndryshme, sipas llojit të bimëve. Njëzetë e katër orë pas këputjes, ato humbin 10-15% të vitaminës C. Gjatë gatimit humbin jo vetëm gjithë vitaminën C, por dhe shumicën e mineraleve. Por uji në të cilin ato janë zier përmban mikromineralet e dobishme, si kaliumi, magnezi dhe zinku, prandaj dhe mund të përdoret për të gatuar supë. Nisur nga veçoritë e mësipërme, zarzavatet e gjelbra janë shumë të dobishme për diabetikët.

40- Konsumoni verën për zemrën tuaj

Pirja e dy gotave verë çdo ditë i bën mirë zemrës së femrave. E ndihmon “të mbajë ritmin”, i lejon të përshtatet më shpejt me nevojat e ditës. Aspekt shumë i rëndësishëm ky, që tregon shëndet shumë të mirë dhe ul rrezikun e infarktit. Në këto përfundime ka arritur një studim suedez botuar në revistën mjekësore “Heart”. Studimi, i udhëhequr nga instituti “Karolinska” në Stokholm, ka pasur subjekte 120 gra nën 75 vjeç, të mbijetuara nga një infarkt ose bllokim venash. Efektet e mira janë shumë të pavlera në rast se vera zëvendësohet me birrë ose një pije superalkoolike. Ndërsa vera, e cila ka një efekt relaksues mbi sistemin nervor, i mundëson zemrës “ta marrë me qetësi” punën e saj. Ka mundësi që këto efekte lidhen me faktin se kush pi verë bën një gjumë më të qetë, duke i lejuar organit të zemrës të pushojë.

41- Merrni sasinë e nevojshme të vitaminës C

Dozat e larta të vitaminës C në organizëm zvogëlojnë për gati 50% rrezikun nga sulmi në kokë. Pikërisht për këtë rekomandohet që të ushqehemi me pesë deri në nëntë lugë lëng perimesh në ditë. Me sasinë e vitaminës C në trup mund të parandalohet mundësia e sulmit në tru, kjo është bërë e ditur pas një hulumtimi të gjerë të kryer me rreth 20.000 persona të moshës së mesme dhe të vjetër, të kryer në Norfolk të Britanisë së Madhe. Efektet mbrojtëse të vitaminës C kundër sulmit në tru janë të vërtetueshme duke marrë parasysh faktorët të tillë si mosha, gjinia, pirja e duhanit, alkooli, indeksi i masës trupore, shtypja, kolesteroli, aktiviteti fizik, diabeti, sulmet e menjëhershme në zemër, marrja e ilaçeve dhe statusi shoqëror.

42- Shmangni dietën vetëm me perime

Nuk është aspak e shëndetshme që një nënë të heqë nga dieta e fëmijës së saj ushqimet me origjinë shtazore, gjatë periudhës së ushqimit me qumësht e për më tepër t’u imponojë fëmijëve një ushqim vegjetarian, pa djathë, gjalpë ose bukë. Studimet të mjaftueshme tregojnë sesi fëmijët e mamave vegjetariane, të privuar nga proteinat shtazore, lindin më të vegjël dhe rritëm më të ngadaltë, një efekt që mund të kthehet në problem të vazhdueshëm për jetën e tyre të mëvonshme. Në rast se mjekëve u duhet t’i kthejnë këta fëmijë me një organizëm normal, atyre u duhet që për dy vjet, të hanë një sasi të kufizuar mishi në ditë, që të kthehen në njerëz më energjikë dhe aktivë.

43- Ushqimet që duhen përdorur gjatë menstruacioneve

Humbja e gjakut do të thotë oksigjenim më të pakët të qelizave të trupit, d.m.th lodhje me të madhe se zakonisht për të njëjtën punë. Patjetër ato ditë duhet të hash më shumë se zakonisht. Mirë është që femrat të marrin hekur nga farmacia. Por kujdes, hekurin mos e merr me stomak bosh, se do të rëndojë shumë. Gjithashtu duhen konsumuar ushqime që përmbajnë shumë hekur të tilla si mish i kuq (viçi më mirë, sepse ka më shumë hekur se qengji dhe derri). Duhet pirë një gotë portokall i shtrydhur, pasi ky frut ka shumë vitaminë C. Duhet të hani perime ngjyrë jeshile, sepse përmbajnë acid folik. Të mos hash në të njëjtin vakt një ushqim të pasur me hekur (p.sh. mish) me një ushqim të pasur me kalcium (p.sh. qumësht ose djathë). Ha patjetër çokollatë gjatë menstruacioneve, sepse përmban hekur dhe magnez, ato gjëra që trupi i humbet me gjakun e ikur.

44- Brokoli kuron infeksionet e rrugëve urinare

Brokoli nuk gjendet shpesh në tryezat tona sepse nuk kemi njohuri të mjaftueshme për të. Megjithatë, është mirë që këtë lloj perime ta konsumojmë më shpesh sepse është shumë i ushqyeshëm dhe se përgatitja e tij është shumë e lehtë. Brokoli mund të jetë shumë efikas në problemet që shfaqen te shumica e femrave, por edhe te meshkujt. Brokoli është treguar shumë efikas në preventivin e ndezjes së kanaleve urinare. Kjo sëmundje lajmërohet shumë shpesh te femrat, madje disa prej tyre mësohen të jetojnë me këtë problem. Mjekët deklarojnë se femrat të cilat kanë probleme me kanalet urinare duhet të hanë 200 deri 300 gramë brokoli të zier. Brokoli përmban glukinolat, të cilët janë përbërje sekondare bimore të cilat i shkatërrojnë bakteret në fshikëzën e urinës.

45- Mbani pranë trëndafila

Shkencëtarët gjermanë, pas një eksperimenti konkret, kanë arritur në përfundimin se aroma e trëndafilave në kohën e gjumit gjallëron dhe forcon kujtesën e njerëzve. Në këtë eksperiment u aktivizuan 74 vullnetarë, të cilët duhej të mbanin mend dy objekte ose letra, duke përmbysur letrat njëra pas tjetrës. Ndërkaq, disa nga “vullnetarët” thithnin aromë trëndafilash. Pastaj, shkencëtarët vrojtuan veprimtarinë e trurit të tyre në kohën e gjumit. Edhe gjatë gjumit shkencëtarët hidhnin në afërsi të krevateve solucion me erë trëndafili. Të nesërmen, të eksperimentuarit u pyetën se çfarë u kishte ngelur në mendje nga objektet dhe letrat që kishin parë.

46- Shmangni frutat që dëmtojnë dhëmbët

Tanimë të gjithë e dinë që kariesi i dhëmbëve shkaktohet në shumicën e rasteve nga ushqimet e ëmbla dhe të athëta. Ato bëjmë të mundur shkatërrimin e të gjitha qelizave të thella të dhëmbëve dhe dhëmballëve. Dihet gjithashtu se frutat dhe perimet i kanë të dyja sheqerin dhe acidet. Pikërisht për këtë mjekët kanë grupuar një sërë frutash që nuk duhet të konsumohen shumë shpesh, pasi dëmtojnë dhëmbët. Të tilla janë bananet, hurmat e Arabisë, ananasi, patatja, bizelet, mollët e ëmbla, që përmbajnë sasi të mëdha hidrokarburesh. Në këtë grup futen edhe shegët, boronica, kumbullat, thanat, të cilat kanë vërtet pak hidrokarbure, por janë të pasura me acide organike. Në këtë grup futen edhe domatet, sallata jeshile, majdanozi, spinaqi.

47- Spinaqi dhe fasulet luftojnë plakjen

Spinaqi dhe fasulet janë konsideruar si dy ushqimet bazë për të luftuar plakjen. Një grup studiuesish nga Australia, Indonezia dhe Suedia studiuan ushqyerjen e femrave dhe të meshkujve të moshuar dhe vërtetuan se, ata që kishin më pak rrudha konsumonin më shumë perime me gjethe jeshile dhe fasule. Sekreti? Këto ushqime janë të pasura me lëndë që ndihmojnë në qetësimin e shërimin e qelizave të lëkurës. Një ushqim tjetër që lufton plakjen është edhe lëngu i rrushit. Ai jo vetëm që mbron nga infarkti dhe hemorragjia cerebrale, por mund të ndihmojë edhe në qetësimin e lëkurës. Dhe kjo, sepse rrushi përmban polifenole, lëndë antioksiduese që e ruajnë lëkurën elastike dhe të lëmuar. Në grupin e ushqimeve të luftojnë plakjen futen edhe patatet e ëmbla, djathi i verdhë.

48- Lëngu i rrushit lufton kancerit

Shkencëtarët pohojnë se nga të gjitha lëngjet e frutave, lëngu i rrushit është më efikasi kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Kjo, sepse në këtë lëng ka një përqendrim shumë të madh antioksidantësh, të cilët neutralizojnë “radikalet e lira” që janë shkaktarët e plakjes dhe lindjes së sëmundjeve kanceroze.

Rrushi është shumë i pasur me glukozë, fruktozë, acide organike, kripëra minerale, kalium, kalcium, natrium, magnezium, pektinë dhe vitamina. Pikërisht për këtë arsye, mjekët e rekomandojnë në rastet e anemive dhe çrregullimeve të sistemit nervor, në stadet fillestare të tuberkulozit, si dhe në shumë sëmundje të stomakut dhe zorrëve. Ata që pinë lëng rrushi të paktën tri herë në javë, kanë më shumë shanse për t’i shpëtuar sëmundjes së Alzhejmerit.

49- Kafeina shmang kancerin e lëkurës

Nëse mund t’u shtonit ushtrimeve fizike rutinë një ose dy filxhanë kafe, do të reduktonit ndjeshëm rrezikun nga kanceri i lëkurës. Këtë e kanë provuar kërkimet më të fundit në këtë fushë. Kombinimi i ushtrimeve dhe kafesë shkatërron qelizat prekanceroze që janë krijuar nga dëmtimi që shkaktojnë rrezet ultraviolet. Sipas një grupi studiuesish në Rutgers University, pas eksperimenteve tek një kavie ka rezultuar se ka një efekt protektiv të kafeinës dhe ushtrimeve, jo domosdoshmërish të përdorura të dyja njëherësh. Shkencëtarët mendojnë se një efekt i tillë mund të jetë i ngjashëm edhe tek njerëzit. Pikërisht për këtë arsye, për të evituar kancerin e lëkurës, ata rekomandojnë ndërthurjen e kafesë me ushtrimet fizike.

50- Nevojat e organizmit për vitaminën “B2”

Vitamina “B2” merr pjesë në shumë procese të trupit, veçanërisht për të formuar energjinë nga ushqimet në rritjen e fëmijëve dhe në mbarëvajtjen e indeve trupore. Shenjat e para që vihen re, në mungesë të saj, janë disa të çara në anët e gojës. Simptoma të tjera janë plagë dhe mavijosje në gjuhë, kruarje dhe skuqje të syve. Këto shenja mund të vihen re brenda disa ditëve dhe është e këshillueshme të mos lihet mbas dore. Vitamina “B2” gjendet kryesisht tek mëlçia, kosi, qumështi, djathi, drithërat, veza, peshku, bajamet, veshkat, kërpudhat, farat e kungullit etj.

51- Vitamina “B6” lufton infeksionet

Roli i vitaminës “B6” është të prodhojë proteinat, të çlirojë glukozën e rezervuar. Të gjitha këto procese në trup janë të domosdoshme për rritje, formimin e gjakut dhe mbrojtje kundër infeksioneve. Sa më shumë ushqime me proteina të përdoren, aq më shumë vitaminë “B6” është e nevojshme. Në përgjithësi mungesë të kësaj vitamine ka tek ata njerëz që përdorin ilaçe kundër reumatizmës, tuberkulozit ose tensionit të lartë të gjakut. Simptomat janë plagë në gojë, depresion, irritim, ekzemë dhe nganjëherë dhe malcim i ndonjë nervi i cili shkakton dhimbje. Në formë natyrale vitamina “B6” gjendet tek drithërat, banania, patatja, gjeli i detit, peshku, lajthia, arra, speci e perimet si lulelakra etj.

52- Për një zemër të shëndoshë konsumoni vitaminën “C”

Vitamina “C” është themelore në formimin dhe mbarëvajtjen e indeve lidhëse, shërimit të plagëve, shëndetit të mishit të dhëmbëve dhe të gjithë trupit. Qëndron një lidhje e fortë midis sasisë së bollshme të vitaminës “C” që gjendet në trup dhe shëndetit të zemrës, të rrahjeve të saj dhe uljes së rrezikut ndaj disa kancereve. Kjo vitaminë largon perden në sy. Mungesa e saj në trup mund të vihet re brenda 3–4 javëve. Dallohet që ka vonesë në shërimin e plagëve, lodhje trupore, rrjedhje gjaku nga mishi i dhëmbëve, dhimbje gjunjësh dhe një gjumë jo i rehatshëm. Ata që pinë duhan rekomandohen të marrin sasi më të mëdha të kësaj vitamine. Ekspertët mendojnë se është e dobishme marrja e vitaminës “C” 200 mg në ditë. Ajo gjendet tek perimet jeshile dhe të freskëta, te të gjitha agrumet, luleshtrydhja, speci, domatja dhe patatja.

53- Konsumoni vitaminën “D” për kockat dhe muskujt

Vitamina “D” shërben për përthithjen e kalciumit nga ushqimet dhe gjithashtu ndihmon në punën e kalciumit dhe fosforit në trup. Duke bashkëpunuar me kalciumin, ndikon në rritjen dhe shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve gjithashtu në shëndetin e nervave dhe të muskujve. Mungesa e saj në trup sjell dobësi muskulore dhe mosrritje të kockave, anemi dhe infeksione në kanalet e frymëmarrjes. Duke u rritur fëmija, vihet re deformim i kockave, sepse ato janë të pafuqishme për të mbajtur peshën e tij. Por kur mungesa e saj është në masa më të mëdha, sjell dobësi të kockave duke shkaktuar kështu dhimbje. Në këto raste rreziku për thyerje të kockave është më i madh. Drita e diellit është e rëndësishme në përpunimin e vitaminës “D”. Gjendet sidomos tek peshku, sardelet dhe në sasi më të vogla tek margarina dhe veza.

54-Vitamina “E”, parandalon atakun në zemër

Vitamina “E” është një nga vitaminat bazë për organizmin e njeriut. Studimet tregojnë se kur vitamina “E” është në sasi jo të mjaftueshme në trup, rreziku ndaj atakut të zemrës dhe kancereve është më i madh, dhe formohen gjithashtu perde në sy. Me kalimin e kohës, kur kjo gjendje vazhdon, mund të lindin dhe zhvillohen çrregullime nervore që ndikojnë tek sytë, sistemi nervor dhe muskujt ose të shkaktojë anemi. Gjendet tek lajthia, farat e lulediellit, gruri, vaji i lulediellit, perimet etj.

55-Vitamina “K” mpiks gjakun tek të porsalindurit

Përveç rëndësisë që ka vitamina “K” në organizmin e të rriturve, ajo duket të jete tepër e domosdoshme për të vegjlit. Sipas specialistëve, vitamina “K” është e nevojshme për formimin e proteinave dhe e përgjegjshme për mpiksjen e gjakut. Mosmpiksja e shpejtë shkakton rrjedhje gjaku të vazhdueshme. Fëmijët e sapolindur kanë sasi të pakta të vitaminës “K”. Dietologët tregojnë se ajo gjendet tek perimet me gjethe jeshile, lulelakra dhe spinaqi, mëlçia, fasulja e thatë, bizelet dhe karota.

56- Plotësoni nevojat e organizmit për jod

Jodi është i nevojshëm nga gjëndrat tiroide, për të prodhuar hormonin e tiroides, i cili rregullon më shumë se 100 sisteme enzimash, përshirë këtu dhe metabolizmin, rritjen, riprodhimin dhe shumë funksione të tjera themelore. Mungesa e jodit sjell fryrjen e gjëndrave tiroide. Kjo ndodh gjatë përpjekjes për të marrë jodin nga gjaku, dhe duke formuar kështu një strumë. Po ashtu ulet metabolizmi duke shkaktuar ngadalësim në aktivitetin fizik dhe mendor, shtim të peshës, zgjerim të qafës (sepse gjëndra tiroide gjendet aty), vrazhdësi të tipareve të fytyrës dhe flokë të thatë. Jodi gjendet kryesisht tek të gjitha prodhimet e detit dhe kripa e jodizuar. Gjithashtu edhe qumështi dhe bulmetrat dhe perimet që rriten brenda në tokë përmbajnë jod.

57- Mungesa e kromit shkakton diabet

Kromi u identifikua si një nga mineralet në trupin e njeriut vetëm 30 vjet më parë. Studimet për të vazhdojnë akoma. Kromi është pjesë e një përbërje që bën të mundur insulinën të punojë. Është gjithashtu i rëndësishëm në metabolizëm dhe strukturën gjenetike. Për shkak të njohurive jo të mjaftueshme për këtë kripë minerale është e vështirë të dallohen shenja të veçanta, në mungesë të tij. Megjithatë dihet se mund të shkaktojë rritje të kolesterolit në gjak. Në studimet e bëra tek kafshët, mungesa e kromit shkakton një sëmundje, që është shumë e ngjashme me diabetin. Gjendet kryesisht tek mishi, drithërat, fasulet e thata, thjerrëzat, lajthia, peshku dhe prodhime të tjera nga deti.

58- Përdorimi i tepërt i paracetamolit dëmton veshkat

Shumë tableta që disa i gëlltisin me shumicë kundër kokëdhembjeve, për qetësimin e dhembjes së dhëmbit dhe dhembjeve tjera, përmbajnë paracetamol. Ky analgjetik, mjaft mirë zëvendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për personat që kanë të thatë në lukth dhe për ata te të cilët herë pas here paraqitet gjakrrjedhja në lukth. Por kujdes! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e përdorin, kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk e përdorin barëra që nuk kanë paracetamol.

59- Jogurtit eviton barkqitjen te fëmijët

Është një nga produktet më të përdorura në ditët e sotme për evitimin mungesës së urisë tek fëmijët, pasi dihet që është një produkt mjaft i dashur për këtë grup-moshë. Por ajo që nuk dinit më parë lidhet me faktin se jogurti eviton barkqitjen tek fëmijët. Bakteret “mike” të jogurtit dhe prodhimeve të tjera qumështore mund të pakësojnë numrin e viruseve. Pikërisht për këtë arsye mjekët u rekomandojnë nënave të fusin në menynë e përditshme në dietën e të vegjëlve të tyre edhe këtë produkt kaq të shëndetshëm.

60- Konsumoni kafen sipas sasisë së duhur

Ka studime të ndryshme që pranojnë ose jo vlerat e kafesë në organizmin tonë. Megjithatë specialistët bien të gjithë dakord në një pikë, produkti me ngjyrë të zezë në të gjitha rastet dëmton zemrën. Veçanërisht kur përdoret në masa të shumta gjatë ditës. Kini kujdes pas pirjes së disa kafeve me radhë ndjeni rrahje të shpeshta të zemrës, në këto raste veç këtij organi është mirë që të kontrollohet edhe mëlçia. Në rastet kur keni probleme me funksionimin e mëlçisë, kafeina e kafesë grumbullohet në gjak dhe kështu fillojnë të rrahurat e shpeshta të zemrës.

61- Mungesa e vitaminës A sjell verbim

Mungesa e vitaminës A shkakton shkurtpamësi dhe verbimin e natës. Prandaj këshillohet që veç të tjerash të hani majdanoz të freskët, i cili është i pasur me vitaminën A, por përmban edhe kalcium të nevojshëm për elasticitetin e muskulaturës së syve. Gjysmë filxhani majdanoz plotëson nevojën ditore të organizmit me vitaminë A. Kjo për të gjithë ato raste kur personi është i vetëdijshëm që nuk ka konsumuar në menynë e tij ditore produkte që kanë këtë lloj vitamine.

62- Kuroni plagët e infektuara me jod

Plagët e ndotura gjithmonë fillimisht duhet t’i lani me ujë të ftohtë e pastaj t’i dezinfektoni me jod dhe etil-alkool. Gërvishtjet e vogla rekomandohen që të mos i lidhni. Ato më mirë shërohen në ajër. Plagët pakëz më të mëdha dhe ato që ndeshen me rrobat është mirë që t’i mbuloni me fashë, e cila duhet të ndërrohet çdo 24 orë. Kjo për plagët që mund të kurohen dhe trajtohen në kushtet e shtëpisë, ndërkohë që për plagë të rënda duhet të drejtoheni tek mjeku.

63- Antibiotikët shoqërojini me vitamina

Përdorimi i antibiotikëve shoqërohet me vitamina të ndryshme për të mos mënjanuar veprimin e dobishëm të mikroflorës së përhershme të zorrëve. Shëndeti dhe zhvillimi i mikroflorës së dobishme të zorrëve varet shumë nga ushqimi që merr çdo ditë njeriu. Prandaj nuk duhet harruar se duhet të hamë e të pimë edhe për “shëndetin” e saj. Të ushqyerit e gabuar mund të dëmtojë këtë mikroflorë, dhe si pasojë të lejojë përhapjen e mikrobeve të dëmshme. Në raste se antibiotikët konsumohen të veçuara, ato sjellin çrregullime shëndetësore, si dhimbje koke, lodhje, vjellje etj.

64- Konsumoni karotat dhe vajin e ullirit

Ka disa lloj ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin e njeriut. Studimet e bëra kanë treguar se nëse i ha karotat e grira në formë sallate, pa iu hedhur vaj ulliri, mund të pakësosh sasinë e kalorive që merr, por humb marrjen e betakarotinës që është mjaftë e vlefshme për trupin.

65- Vitaminat përthithen në prani të yndyrave

Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi vetëm në prani të yndyrave. Më përpara konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Por sot mendohet se t‘i shtosh llojeve të ndryshme të pastave (brumërave) pak fasule, bizele apo thjerrëza, plotësohen më mirë nevojat proteinike të trupit.

66-U shqimet që s’duhen bashkuar me njëri-tjetrin

Jo gjithmonë ushqimet duhen bashkuar me njëri-tjetrin, pasi në këtë rast humbasin të gjitha vlerat e tyre ushqimore. Një rasti i tillë është djathi, që është i pasur me kalcium, por nëse ai konsumohet së bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrët. Lakra e bardhë, kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit, që përmban peshku. Po ashtu, tanina që përmban çaji, pengon absorbimin e kalciumit që ndodhet në djathë etj

67- Konsumimi i fibrave ju bën më energjik

Nëse doni të jeni energjik gjatë gjithë ditës, filloni me “fibra” që në mëngjes. Shumë nga ushqimet e veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por specialistja e dietave, Annie Jefferson, tregon se një ndryshim i veçantë që rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur me fibra.

Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve. Ju mban në formë për një kohë të gjatë dhe gjithashtu nuk ndikon në shtim të peshës.

68- Fibrat shmangni shfaqjen e variçeve

Shumë gra, mbi moshën 30 vjeç, vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variceve, por vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi. Specialisti amerikan i venave, dr. Luis Navarro këshillon: Gratë mund të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell (fibra) si gruri, orizi,

etj, të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Evitoni dhe qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar.

69- Luleshtrydhet mbajnë larg osteoporozën

Osteoporoza shfaqet tek një në çdo tri gra të moshës mbi 50 vjeç në botë dhe faktorët që e shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia si dhe përdorimi për një kohë të gjatë i kortikosteroideve. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë ngrënien e luleshtrydheve gjatë sezonit të tyre të prodhimit. Këto janë produkte të pasura me vitamina K, që është identifikuar si një trajtues i efektshëm i osteoporozës. Kërkimet kanë treguar se vitamina K kontribuon në eliminimin e problemeve të kockave.

70- Kripa e tepërt çrregullon presionin e gjakut

Nga presioni i lartë i gjakut vuajnë një në çdo tre të rinj, si dhe shumë gra të moshës 35 deri 55 vjeçe. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë që duhet të shikohen me kujdes etiketat e ushqimeve për sasinë e “fshehur” të kripës, sepse kjo është rruga kryesore për rritjen e presionit të gjakut nëpërmjet ushqimeve. Për shembull, një pjesë e hollë e një pice mesatare, përmban 20% të kripës që rekomandohet të marrë në ditë një njeri. Shumë nga ne marrin në ditë dyfish sasi të kripës, shumë më tepër se sa ka nevoje organizmi. Reduktimi i kripës është një nga faktorët më të rëndësishëm në uljen e presionit të gjakut.

71- Konsumoni peshkun për të luftuar depresionin

Japonezët kanë një shkallë të ulët të depresionit, sepse ata përdorin në gatim vajin e peshkut. Nutrionisti Fabienne Garceau thotë se ne akoma nuk arrijmë të perceptojmë mesazhin kur flitet për këtë acid yndyror. Britanikët nuk para e përdorin peshkun, vetëm 11 % e tyre mund të marrin një herë në javë. Ndaj nuk është për t’u habitur kur shohim se njerëzit janë gjithnjë të tensionuar. Nëse nuk jeni një ngrënës i peshkut, mund të provoni me vezë të freskëta pule, të cilat janë shumë të përdorshme edhe si dietë

72- Shmangni mbipesha sepse shkurton jetën

Ka kohë që mbipesha trupore shikohet si e dëmshme për shëndetin, por dy studime të reja mjekësore arrijnë në përfundimin se mbipesha trupore luan rol edhe në pakësimin e viteve të jetës.

Shkencëtarë amerikanë dhe holandezë njoftojnë se mbipesha trupore shkurton jetëgjatësinë. Për arritjen e këtij përfundimi shkencëtarëve iu deshën disa vjet studimi të hollësishëm të çështjes. Doktor David Allison pranë universitetit të Alabamës thotë se synimi i studimit ishte për të përcaktuar ndikimin që ka mbipesha në jetëgjatësinë e njeriut. Të dhënat e njoftuara në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë tregojnë se jeta e personave me mbi peshë trupore mund të shkurtohet 20 vjet, nëse mbipesha fillon rreth moshës 20 vjeçare.

73- Marihuana “shkatërron” kancerin

Kërkimet që janë bërë në Madrid bëjnë të ditur se pas një eksperimenti, mjekët kanë arritur të shkatërrojnë një tumor të pashërueshëm duke përdorur kanabis. Malignant gliomas, është lloji i kancerit mbi të cilin u eksperimentua tek një kafshë, lloj që përhapet shpejt dhe që deri më tani s’ka gjetur asnjë kurë mjekësore. Marihuana ka një efekt dramatik, duke i shkatërruar tumoret që janë mjekuar për një periodë prej shtatë ditëve. Një ekip i drejtuar nga dr. Manuel Guzman nga Universiteti i Madridit tha: “Këto rezultate mund të përmbajnë hapat e parë për një trajtim të ri mjekësor për disa kancere”. Nga ana tjetër po të njëjtë mjekë kanë arritur në përfundimin se cigaret dhe të gjitha llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apo çojnë deri në shkatërrim të arterieve dhe organet e frymëmarrjes.

74- Luftoni kancerin e prostatës me vera të kuqe

Vera e kuqe arrin të ulë rrezikun për shfaqjen e kancerit të prostatës. Duket se efekti mbrojtës i pijes është më efikas kundër formave më të avancuara të sëmundjes. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer nga “Cancer Research Center” në SHBA. Gjatë studimit janë intervistuar 1623 pacientë, të cilëve u ishte diagnostifikuar kanceri në prostat. Studiuesit kanë vërejtur se te burrat që pinin 4 gota verë në javë, rreziku ulej me 50 për qind, rezultat që nuk ishte vënë re për pijet tjera alkoolike, përfshi dhe verën e bardhë. Kjo, sipas studiuesve, shpjegohet me faktin se substanca që i atribuohej efekti mbrojtës “resveratroli”, ndodhet vetëm në rrushin e kuq. Substanca ka efekt antioksidant, anti-radikaleve të lira, vepron në procesin e shkatërrimit të qelizave që mund të çojë në shfaqjen e tumorit dhe ndihmon trupin të eliminojë qelizat tumorale. Kjo mund të ndikojë në uljen e hormoneve mashkullore, si testosteroni, që ndikon në shfaqjen e kancerit të prostatës.

75- Zvogëloni sasinë e konsumimit të kripës

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Maryland pohojnë se çdo vit mund të shpëtohen 150.000 jetë njerëzish nëse industria ushqimore do të zvogëlojë sasinë e kripës, e cila i shtohet ushqimit. Kripa ka ndikim direkt në tensionin e gjakut, i cili është i lidhur me një spektër të gjerë sëmundjesh. Shumë probleme shëndetësore mund të parandalohen kur prodhuesit e ushqimeve në 10 vitet e ardhshme në prodhimet e tyre do të përgjysmojnë përdorimin e kripës, pohojnë të njëjtët shkencëtarë amerikanë.

Ata vlerësojnë se në këtë rast për 20% do të zvogëlohet numri i të sëmurëve nga tensioni i lartë i gjakut, për 14% do të zvogëlohet numri i vdekjeve nga sulmi në zemër, kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve do të zvogëlohet për 7 për qind.

76- Mos konsumoni tepër çokollatën

Me migrenë nënkuptohen kriza të rënda të dhembjeve të kokës të shkaktuara nga spazma e arterieve të trurit. Këto kriza mund të shkaktohen nga faktorë të shumtë, midis të cilëve shpesh përmendet edhe çokollata. Po kështu, në këtë sëmundje mund të ndikojnë edhe disa ushqime të tjera si dhe uria. A shkakton çokollata akne dhe puçrra? Besohet që disa ushqime mund të sjellin probleme deri te keqësimi i akneve, mes të cilave shpesh akuzohet çokollata. Por për ketë nuk ka dëshmi. Sipas hulumtimeve të reja, te çokollata nuk janë identifikuar përbërje që do të shkaktonin akne apo keqësim të tyre. Megjithatë, besohet se indeksi glikemik i lartë, i kombinuar me konsumimin e madh të sheqernave të rafinuara te çokollata, mund të jetë në relacion me shfaqjen e puçrrave. Nëse dikush ha rregullisht çokollata më shumë se sa janë nevojat e tij, teprica e kalorive që ka çokollata do të kalojë në formën e yndyrave.

77- Mos largoni nga tryeza mjaltin e luleve

Mjalti i luleve është një dhuratë e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë. Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut. Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zemrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera. Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme. Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas perëndimit të diellit apo një dite të lodhshme pune. Ushqimet cilësore me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën.

78- Konsumoni kripën sa më pak të jetë u mundur

Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët. Po ashtu kripa gjendet te uji i detit i cili nuk rekomandohet të pihet veç rasteve kur personi është i etur dhe nuk ka si të veprojë ndryshe. Shtoni lakrat në dietën tuaj ditore. Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës për sëmundjet e zemrës dhe diabetit. Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe përbërës tonike të domosdoshme për organizmin.

79- Aspirinat të dobishme për zemrën

Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë 1/4 e tabletës 100 miligramëshe, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zemër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë duke i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për sytë. Çdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustarde të përzier me pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara. Çdo ditë shpërndani vaj mustarde në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon për të përmirësuar shikimin e syve.

80- Merrni yndyrat në sasinë e duhur

Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrave mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyra të tretshme. Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendicitin, sëmundjet e zemrës.

81- Drithërat janë të pasura në vitamina dhe kripëra

Drithërat janë shumë të pasura me fibra. Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshme për organizmin. Megjithëse duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore.

82- Merrni mineralet e nevojshme për organizmin

Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Pikërisht për këtë arsye duhet të konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për, dyfishohet.

83- Konsumoni në çdo vakt perime të freskëta

Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra si, spinaq, lakër, sallatë jeshile, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe në rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut. Shumë njerëz ruajnë shikim të mprehtë deri në moshë të thyer në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve. Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban beta karotën, e cila gjendet edhe te karotat dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës.

84- Konsumoni sasinë e nevojshme të ujit

Një ditë në javë konsumoni ujë më tepër se zakonisht. Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë. Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë. Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi. Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla. Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshkë, rrushi, karotë etj.

Këshilla për të gjithë ata që dëshirojnë të mbajnë dietë

85- Çdo ditë një herë merrni një kombinim vitaminash me minerale.

86- Peshohuni vetëm një herë në javë dhe në të njëjtën ditë, në të njëjtën peshore me të njëjtat rroba.

87- Gjatë dietës mos mendoni për peshën që keni qëllim të arrini, por shijoni peshën që po humbisni.

88- Gjatë ngrënies mos nxitoni, përpiquni të hani ngadalë që të mos dëmtoni stomakun tuaj.

89- Mos flini shumë gjumë gjatë dietës, sepse përndryshe dieta nuk do të jetë e efektshme.

90- Nëse bëheni kaps hani më shumë sallatë dhe pini më shumë ujë.

91- Mos përdorni çamçakëz gjatë dietës, sepse përmban sheqerna.

92- Mos dëgjoni të tjerët që mund t’ju thonë se nuk dukeni mirë me peshën tuaj të re. Mundohuni të mos e prishni dietën që keni nisur.

93- Mos blini rroba apo këpucë të reja. Merrini ato sipas peshës së re.

94- Mos u mundoni të bini në peshë menjëherë pasi trupi peshën e rënë menjëherë (për pak ditë) e kompenson vetvetiu.

95- Mos harroni se nuk ka një dietë fiks për të gjithë. Zakonisht ajo ndryshon sipas personit, moshës, kërkesave të tij, aktivitetit të tij dhe nëse ka apo jo ndonjë sëmundje apo shqetësim tjetër.

96- Mos shikoni çfarë hani por se sa kalori ka ai ushqim dhe se sa është aktiviteti juaj ditor për ti djegur këto kalori.

97- Dieta më e mirë për të rënë në peshë është të mos shëndoshesh pra ta parandalosh.

98- Largohuni dietave rraskapitëse dhe torturuese. E rëndësishme është që atë që jepni të mos e merrni përsëri dhe kjo arrihet me një disiplinë ushqimi që kërkon kohë të gjatë.

99- Mos përdorni dieta të dëgjuara praj të tjerëve por të rekomanduara nga dietologu. Mos digjni veten tuaj por kilet tuaja.

100- Mundohuni të bëni gjimnastikë ose më e thjeshta të ecni me pak nxitim. Por kjo ecje duhet të jetë programuar vetëm për këtë qëllim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews