Dy çiklistë, të cilët për Telegrafin kanë treguar se janë nga Suhareka, kanë publikuar një video në internet në të cilën shihen disa pamje vërtet të rralla, të cilat janë bërë ditën e diel.
Bëhet fjalë për pamje në të cilat ata thonë se janë bërë në Malet e Sharrit, dhe në të cilat ata rastësisht kanë hasur në një arushë dhe dy të vegjlit e saj, përcjell Telegrafi.
Për fat të mirë, ata kanë shpëtuar nga një përplasje me kafshët për pak centimetra, gjë që edhe mund të shihet në pamjet e publikuara.
Ata kanë rrëfyer se pas kësaj, ka qenë arusha e madhe e cila dukej e tërbuar dhe e cila ka filluar t’i ndiqte.
“Ishte një moment shumë i frikshëm, por njëkohësisht edhe shumë i veçantë që rrallëkush mund ta përjetojë”, kanë shkruar djemtë në përshkrimin e videos. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=raAdQD790aQ








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



