Ballina Aktualitet Kultura Kel Demi tregon të vetmen pyetje që do të donte t’i bënte...

Kel Demi tregon të vetmen pyetje që do të donte t’i bënte Ismail Kadaresë (VIDEO)

Ditën e djeshme, shkrimtari i madh, Ismail Kadare, festoi 85-vjetorin e lindjes. Në kuadër të kësaj dite, studiuesja e Letërsisë, Alda Bardhyli, ka prezantuar edhe librin “Koha për rrëfim” duke zbuluar të pathënat e jetës së shkrimtarit.

E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, Bardhyli ka diskutuar me gazetarin Enkel Demi rreth librit.

Në një moment ky i fundit, ka deklaruar se do të donte t’i bënte Kadaresë vetëm një pyetje po t’i jepej mundësia: “A ka nevojë shkrimtari të justifikohet”?

“Nuk ka nevojë për justifikime të tilla. Ai nuk del konfromentuar, në ansjë aleancë të caktuar me pushtetin”, u përgjigj Bardhyli.

Më tej, ajo vazhdoi: “Ai e ka pranuar që nuk ishte desident, pasi ishte e pamundur që në një Shqipëri si e Enver Hoxhës të ishe i tillë. Letërsia duhet të krijojë emocion edhe ai i ka cliruar një gjenerate të tillë”. l.k/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews