Ballina Argëtim Urimet kanë nisur para kohe, Dafina Zeqiri merr surprizën më të bukur...

Urimet kanë nisur para kohe, Dafina Zeqiri merr surprizën më të bukur për ditëlindje

Dafina Zeqiri është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një dhuratë që mikja e saj më e mirë i ka bërë për ditëlindje. Në fakt, Dafina e feston ditëlindjen me datë 14 Prill, por si duket shoqja e saj Nora ka dashur që këtë surprizë t’ja bëjë para kohe.

“Shoqja ime më e mirë. Faleminderit shumë që më motivon në jetë dhe je në krahun tim gjithmonë. Gëzuar ditëlindjen, Të uroj dashuri dhe lumturi! Të dua shumë, Nora”, shkruhet në pusullën që shoqja ka dërguar për këngëtaren.

 

Ndërsa Dafina ka shkruar se ditëlindjen e ka me datë 14 por Nora është e para gjithmonë që e uron. ”She’s always first @norahaxha, 14 prill! Por kujt i intereson, ne filluam sot!”. Dafina ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore, pasi iu nënshtrua një operacioni në gju dhe më pas u infektua me virus. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews