Ballina Shëndeti Si ndikojnë specat djegës në trupin e njeriut?

Si ndikojnë specat djegës në trupin e njeriut?

Ekziston një arsye pse shumë njerëz mendojnë se të hash speca djegës është mjaft e dhimbshme. Ndryshe nga aromat e tjera tradicionale – të hidhura, të ëmbla, të kripura apo të tharta – shija pikante nuk perceptohet nga sythat e shijes, por nga receptorët e dhimbjes.

Mund të duket paradoksale të konsumohet diçka që dëmton, por shkencëtarët kanë zbuluar se trupi ynë çliron endorfinë kur hamë speca djegës. Ky neurotransmetues krijon ndjenja lumturie dhe perceptohet nga truri ynë në një mënyrë të ngjashme siç është me substancat e varësisë.

“Në Meksikë, ne themi se specat djegës shërojnë gjithçka – nga dhimbjet e kokës deri te problemet e lëkurës. Njerëzit mendojnë se duhet të hanë speca djegës sepse janë të mirë për shëndetin e tyre.”, thotë botanisti Aguilar Melentez. Specat rregullojnë oreksin dhe shkatërrojnë bakteret që gjenden në ushqim.

Kjo është arsyeja pse specat djegës përdoren në të gjithë botën, veçanërisht në vendet me klimë më të ngrohtë, ku mikrobet patogjene që mund të jenë të pranishme në ushqim shumëzohen. Për më tepër, disa studime sugjerojnë që specat djegës mund të na ndihmojnë të jetojmë më gjatë. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews