Ballina Kuriozitete Njerëzit nuk mund të jetojnë më shumë se 120-150 vjet

Njerëzit nuk mund të jetojnë më shumë se 120-150 vjet

Njerëzit mund të jetojnë jo më shumë se 120 deri në 150 vjet, sipas një studimi, që shqyrtoi marrëdhënien mes plakjes dhe përballimit të stresit, i publikuar në revistën “Nature Communications”.

Në kuadër të hulumtimit, pjesëmarrësve iu bënë matje të rezistencës kundër stresit duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga aplikacionet e smartphone-ve dhe të dhënat mjekësore të vullnetarëve nga BM dhe SHBA.

Shkencëtarët nënvizuan se tek ata që iu nënshtruan studimit “u vu re një rënie në aftësinë e përmirësimit teksa mosha përparon”.

“Sa më shumë përparon plakja, aq më shumë zgjatet koha që nevojitet për shërimin e sëmundjeve”, tha drejtuesi i studimit, Timothy V. Pyrkov.

Në studim u theksua se edhe pjesëmarrësit më të shëndetshëm “kanë të njëjtat kritere themelore të plakjes”.

Tetova News në YouTube:

Si rrjedhojë, studimi përfundon se, nëse nuk zhvillohen trajtime të drejta për të vonuar plakjen, parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve të lidhura me moshën nuk mund të ndryshojë jetëgjatësinë maksimale, 120 deri 150 vjeç.